31.05.2021

Ministrja Shahpaska në takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias: Propozim-ligji për Barazi Gjinore siguron realizimin e barazisë së plotë gjinore në shoqëri dhe shanse të barabarta për të gjithë
 
“Barazi në shoqëri, qasje të barabarta për resurset e burrave dhe grave, shanse të barabarta për përparim, barazi për të gjithë është obligim të përbashkët dhe prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe, si i tillë, është pjesë e Programit të Qeverisë 2020-2024”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, në të cilin u shqyrtua Propozim-ligji i ri për barazi gjinore.


Qëllimi i ligjit është të sigurohet realizimi i barazisë së plotë gjinore dhe krijimi i kushteve për realizimin e potencialeve të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë dhe identitetit gjinor.
Në fjalimin e saj drejtuar përfaqësuesve të Komisionit të Venecias, ministrja Shahpaska informoi se Propozim-ligji për Barazi Gjinore do të ketë risi, përkatësisht ky ligj parashikon tre mekanizma të reja.
“Ky është Sekretariati për barazi gjinore, i cili si organ më i lartë do ta koordinojë dhe ndjekë punën e institucioneve dhe vetëqeverisjen lokale gjatë zbatimit të ligjit. Qendra e burimeve, e cila është e parashikuar si qendër trajnimi për nëpunësit shtetërorë në fushën e krijimit të politikave dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Mekanizmi i ri i tretë është Trupi Koordinues Nacional me të cilin do të kryesojë ministri i Punës dhe Politikës Sociale, me çka ngrihet edhe niveli i ndikimit dhe rëndësisë”, sqaroi ministrja Shahpaska.


Në takim u diskutua për shumë çështje në lidhje me rregulloret, të cilat do të përgatiten pasi që vendimi ligjor të votohet në Kuvend, rolin dhe strukturën organizative të Sekretariatit për barazi gjinore, inspektime dhe çështje të tjera.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kërkoi mendim nga Komisioni i Venecias, si organ këshillues i Këshillit të Evropës, i përbërë nga ekspertë të pavarur nga fusha e të drejtës kushtetuese, që kur vendimi ligjor është në versionin e propozimit me qëllim të hartohet një vendim cilësor dhe tërësisht i zbatueshëm, i cili do të mundësojë përparimin e barazisë në të gjitha fushat.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.