25.05.2021

Ministrja Shahpaska dhe drejtori i APRMV-së, Demiri: Qytetarët fitojnë një shans shtesë për përfshirje në programet më atraktive dhe masat nga Plani Operativ për vitin 2021
 
Programet më atraktive dhe masat nga Plani Operativ për vitin 2021, për të cilat periudhën e kaluar kishte një interesim të madh, nga sot, përsëri janë në dispozicion për qytetarët, informuan në konferencën e sotme të shtypit ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri.
 

Të dy folësit potencuan se në këtë mënyrë, qytetarët dhe punëdhënësit fitojnë një shans shtesë të aplikojnë për programin Vetëpunësim, masa Subvencione të Pagave, masa Praktikë, masa Trajnim i vendit të punës për punëdhënës të njohur dhe programi Çështje Publike.
“Masat nga Plani Operativ, të cilat realizohen nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë së Punësimit, sigurojnë mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësimit te personat e papunë, në veçanti të rinjtë, të papunët afatgjatë dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar, si dhe mbështetje të personave të papunë të cilët ndërprerjen e marrëdhënies së punës e kanë të regjistruar në periudhën e krizës të shkaktuar nga Pandemia me Covid-19”, theksoi ministrja Shahpaska.
Ajo vuri në dukje se për herë të parë në Planin Operativ janë shtuar tre parime. Përballja me efektet negative dhe pasojat mbi tregun e punës dhe punësimit, të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, me çka përparësi kanë personat që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, parimet e diversitetit dhe gjithë përfshirjes dhe parimi i zhvillimit të barabartë rajonal.
Në pajtim me parimin e diversitetit dhe gjithë përfshirjes, shpërndarja e mjeteve dhe masave do të zhvillohet sipas parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të etnisë, gjinisë, religjionit, racës ose çfarë do lloj kategorie e qytetarëve në pajtim me standardet dhe praktikat e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Ministrja informoi se për herë të parë në vendin tonë 25 milionë euro investohen në zhvillimin e barabartë rajonal në pajtim me të dhënat nga Byroja e Zhvillimit Rajonal dhe shkalla e zhvillimit të rajoneve të planifikimit në vend.
“Për zvogëlimin e hendekut midis punësimit të burrave dhe grave në tregun e punës është krijuar një qasje pozitive gjatë seleksionimit të kandidatëve që kanë fituar pika të njëjta, renditja sipas rajoneve – Qendrat e Punësimit do të kryhet me dhënien e përparësisë së personave të rinj deri 34 vjeç dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar. Qëllimi i këtyre parimeve është të arrihet mbështetje e barabartë me Planin Operativ, i cili nuk do të jetë përzgjedhës dhe i cili do t’i përfshijë të gjitha kategoritë e qytetarëve”, nënvizoi ministrja Shahpaska.
 

Drejtori i Agjencisë së Punësimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri informoi se ata persona që kanë aplikuar për këto masa dhe programe nuk duhet të aplikojnë përsëri sepse aplikimet e tyre do të merren parasysh.
“Sot, për herë të parë është publikuar shpallja publike për Trajnime për zhvillimin e aftësive digjitale që do të përfshijnë 400 persona të papunë dhe do t’i shpërblejnë aftësitë e tyre në fushën e teknologjive të informacionit për shkak të rritjes së konkurrencës së tyre dhe integrim më të shpejtë në tregun e punës”, tha drejtori Demiri.
Në fund do të doja të theksoja se, shtoi Demiri, qëllimi ynë është sa më shumë të plotësojmë nevojat e të papunëve dhe punëdhënësve dhe t’u përgjigjemi kërkesave të tregut të punës. Të punësuarit në Qendrat e Punësimit janë të gatshëm dhe ai u bëri thirrje të gjithë personave ë interesuar të papunë dhe punëdhënësit më hollësisht të informohen për Planin Operativ për vitin 2021 dhe të aplikojnë për programet dhe masat që janë të rëndësishme për ata. ​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.