08.08.2021
Shahpaska: Sistemi i mbrojtjes sociale është efikas, dhe në rast zjarreve në varësi të nevojave të qytetarëve, ne reagojmë shpejt dhe në kohën e duhur
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me zjarrfikësit dhe qytetarët që po ballafaqohen me zjarret ishin në zonën e Berovës dhe Pehçevës mëngjesin e sotëm. Nga atje ajo tha se pas skanimit të situatës me zjarret nga ekipet e Qendrës për Punë Sociale nga Berova, e cila është përgjegjëse për Pehçevën dhe Dellçevën, kërkesat për ndihmë për ata më të prekurit nga zjarri do të hyjnë në sistemin e marrjes së ndihmës sociale.
.jpeg)
“Ne jemi në gjendje t’i absorbojmë kërkesat e qytetarëve dhe t’u përgjigjemi atyre. Ministria në projeksionin e buxhetit ka mjete që duhet të plotësojnë nevojat e qytetarëve kur ata janë më të cenueshëm, respektivisht në gjendje rreziku në një situatë si kjo. Në vendin tonë, thirrja është vazhdimisht e hapur dhe të gjithë ata në nevojë u drejtohen Qendrave për Punë Sociale, pastaj dilet në terren dhe kryhet vlerësimi. Përveç kësaj, ne kemi mjete të tjera që ndihmojnë në situata urgjente dhe akute, siç është ndihma e njëhershme në të holla që do të ndihmonte qytetarët. Ne jemi gati t’u përgjigjemi nevojave dhe kërkesave të qytetarëve”, theksoi tha ministrja Shahpaska.
.jpeg)
Sipas Shahpaskës, sistemi i mbrojtjes sociale funksionon, gjë që u pa, veçanërisht në periudhën e pandemisë, kur u lehtësuan kriteret për qytetarët për hyrjen e qytetarëve në rrezik social. Dëshmi për këtë, tha ajo, janë 7.500 familje shtesë që kanë hyrë në sistemin e mbrojtjes sociale.
