23.08.2021

Shahpaska: Siguruam 60 vende të reja në kopshtin e fëmijëve “23 Gushti” në Berovë 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, inspektoi fazën përfundimtare të katër dhomave shtesë të ndërtuara në kopshtin “23 Gushti" në Berovë. Kjo rrit kapacitetin e kopshtit për 60 vende të tjera për fëmijët e moshës parashkollore. 

“Bëhet fjalë për dy ambiente të reja në të cilat do të akomodohen fëmijë deri në 2 vjeç, dhe në 2 dhomat e tjera do të akomodohen fëmijë nga grupi i vogël. Me ndërtimin e këtyre hapësirave do të zvogëlohet presioni i fëmijëve të moshës parashkollore në kopshtet në Berovë. Fakt është se ne kemi nevojë për kapacitete të reja dhe kështu si ministri përkatëse ne vazhdojmë të ndërtojmë kopshte të reja dhe të zgjerojmë ato ekzistuese. Për ne, çdo fëmijë është i rëndësishëm, dhe edukimi parashkollor është më i rëndësishmi në zhvillimin e fëmijëve” tha ministrja Shahpaska. 

Këto 4 hapësira janë ndërtuar me mjetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim me projekt nga UNDP-ja. 

       

Po ashtu, ajo nënvizoi se në 10 muajt e kaluar janë hapur 15 kopshte të reja, kurse deri në fund të vitit 2021 do të hapen edhe 10 kopshte të reja të fëmijëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.