01.08.2021

Shahpaska: Shërbim ndihme dhe kujdesi në Shtëpinë e të Moshuarve do ta marrin 60 persona të moshuar nga komuna e Berovës, për ta do të kujdesen 20 infermiere nga Shtëpia e të moshuarve “Dr. Ivan Vllashki”

Në komunën e Berovës, 60 persona të moshuar, me mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë mundësi të kujdesen vetë, do të marrin ndihmë dhe kujdes në shtëpi. Licencën për punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ia ndau Shtëpisë së të Moshuarve “Dr. Ivan Vllashki”. Sipas Shahpaskës, me projektin e Ministrisë, personat e moshuar dhe të dobët, do të marrin ndihmën për aktivitetet që hasen në përditshmëri. Në këtë mënyrë, tha ministrja, kjo reformë sociale mundëson deinstitucionalizimin e institucioneve të mëdha të centralizuara për kujdes shëndetësor.

“Këta persona do ta shfrytëzojnë shërbimin edhe në vendet më të largëta në komunë, kur them vendet më të largëta, mendoj në Dvorishtë, Rusinovë, Dobrishincë, Stojmirovë, Maçevë dhe Berovë. 20 infermierë që janë zgjedhur dhe e kaluan trajnimin do t’ju ndihmojnë të moshuarve në shtëpi, në ushqyerje, veshje, furnizim të barnave dhe produkte ushqyese, shëtitje në rrethinë, aplikacione të celularit dhe gjithçka çfarë u nevojitet në kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme. Pritjet tona si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale është këto shërbime që ne i blejmë në 12 muajt e ardhshëm, të kalojnë në kompetencat e pushtetit lokal, sepse thelbi i reformës sociale është decentralizimi i shërbimeve sociale në nivel lokal, për t’u afruar deri te qytetarët”, tha Shahpaska.

Sipas kryetarit të komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, pikërisht shërbimi i ri i kujdesit dhe ndihmës së personave të moshuar në shtëpinë është vërtetim për përfitimet nga decentralizimi. Me shpërndarjen e tillë për obligimet e personave të moshuar, pikërisht shërbimet më të nevojshme sociale për qytetarët kalojnë në nivel lokal.

“Vetëqeverisja lokale është ajo që më së miri i njeh qytetarët e vet, specifikimet e tyre dhe nevojat e tyre. Prandaj, jemi të kënaqur që kemi mundësi që këtë shërbim ta organizojmë dhe ta zbatojmë së bashku me Institucionin “Dr. Ivan Vllashki”. Përmes tij do ta tregojmë kujdesin për bashkëqytetarët tanë më të mëdhenj dhe të pafuqishëm”, tha kryetari i komunës së Berovës, Zvonko Pekevski.

Ushtruesi i detyrës, drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarve, Marija Cikarska, tha se për shkak të përfshirjes së sektorit joqeveritar dhe civil, personave fizikë dhe subjektet juridike private në ofrimin e shërbimeve të shfrytëzuesve pritet përmirësimi i cilësisë së këtyre shërbimeve sociale.

“Institucioni ynë ka përvojë të madhe në kujdesin e të moshuarve. Tani, përmes trajnimeve dhe certifikimit të infermierëve, arritëm cilësi që shfrytëzuesve të shërbimeve tona do t’i garantojë përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme. Jam e sigurt që tani do të jenë më të kënaqur dhe më lehtë do të ballafaqohen me sfidat”, tha Marija Cikarska.

Infermierja në IPKKS “Dr. Ivan Vllashki”, Svetllana Korçovska, tha se secili prej nesh meriton jetë dinjitoze, në veçanti të moshuarit. Ajo së bashku me 19 kolegët e saj do të kujdeset për përfituesit e shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpi.

“Puna jonë është ajo se duhet t’iu mundësojmë personave që vetë nuk mund të kujdesen për veten, përmes ndihmës dhe kujdesit në mjedisin e tyre në shtëpinë e tyre”, tha Korçovska.

Me Projektin e përmirësimit të shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë mbështetur 19 projekte në 24 komuna. Prej tyre 16, janë të destinuara për ndihmë dhe kujdes të të moshuarve në shtëpi, ndërsa nga një janë për ndihmë të moshuarve me aftësi të kufizuara në mjedisin lokal. Për ofrimin e shërbimeve janë trajnuar 300 persona, ndërsa pritet të përfshihen rreth 900 përfitues.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së shpejti do të publikojë një thirrje të re publike për projektet shtesë për komunat të cilat nuk kanë arritur të aplikojnë në thirrjen e parë, ndërsa për këtë nevojë në vazhdimësi bëhet hartimi i nevojave të qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.