27.08.2021

Shahpaska: Qendrat e kujdesit të viktimave nga dhuna në familje ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e duhur për t’i thënë JO dhunës 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot vizitoi Qendrën e kujdesit të viktimave nga dhuna në familje në Strumicë. 

Kjo Qendër është hapur nga ana e Shoqata “Skaj plus” dhe është shembull pozitiv në vend, si sektori joqeveritar së bashku me komunën, por edhe kompani me përgjegjësi shoqërore dhe Dioqeza e Strumicës krijuan shtëpi për gratë dhe fëmijët që janë viktima të çfarëdo lloj dhune. Strehimorja punon nga fillimi i vitit të kaluar dhe deri më tani strehë, por edhe shërbim psikosocial si dhe përforcim ekonomik kanë fituar rreth pesëdhjetë gra dhe fëmijë.

“Gjatë kohës së qëndrimit të viktimave në Qendër, krahas kushteve themelore për jetë të cilat janë të siguruara, punohet individualisht me çdo viktimë. Përmes mbështetjes psikosociale mundësohet përforcim i viktimave për t’u ballafaquar me realitetin për të dalë këtu i aftë të vazhdojë jetën e vet, kuptohet pa qenë më parë objekt i çfarëdolloj viktime”, deklaroi Shahpaska. 

Kapaciteti i strehimores në Strumicë është me një numër më të madh të shtretërve në vend, përkatësisht 13 vende dhe ka në dispozicion kushte përkatëse për qëndrim të viktimave. Gratë në strehimore kanë mundësi të qëndrojnë 3+3+6 muaj me protokolle më parë të përgatitur, të përcaktuara nga ministria. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mban të dhëna të përgjithshme për viktimat e dhunës në familje, të fituara nga 30 Qendrat e Punës Sociale. Në gjysmën e parë të vitit 2021, numri i përgjithshëm i viktimave të reja të regjistruartë dhunës në familje në Qendrat e Punës Sociale është 789 viktima. Qëllimi kryesor i këtyre Qendrave është t’i mbrojnë viktimat dhe t’ju mundësojnë në mënyrë të pavarur të vazhdojnë me jetën e tyre, të gjejnë një punë, ekzistencë dhe të vazhdojnë të jetojnë të pavarur, të qetë dhe të kenë jetë të pavarur.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.