20.08.2021

Shahpaska: Për një muaj lexuesi i audios “Kiko” i dha rezultatet e tij 

“Në takimin me përfaqësuesit e Lidhjes së të verbërve më bënë me dije se lexuesi i audios “Kiko” është aplikacion i mirë që me të vërtetë iu ndihmon në punën e tyre të përditshme”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin me përfaqësuesit e Lidhjes së Personave të Verbër.

 

Qëllimi i reformës sociale është që personave me aftësi të kufizuara t’u mundësohet jetë të pavarur, lëvizje në mjedis, shoqëri, pjesëmarrje në angazhimet profesionale, vizitë e institucioneve arsimore.

 

“Pas vetëm një muaji pasi lexuesi i audios është i aksesueshëm dhe personat me shikim të dëmtuar kanë përfitime serioze. Përfaqësuesit e Lidhjes së të Verbërve më sugjeruan se lexuesi i audios është vegël e mirë sepse gjeneron një zë natyror i kuptueshëm në gjuhën maqedonase. U mundëson të kenë qasje drejt gjithçka që paraqet komunikim të përditshëm, nga rrjetet sociale e deri te njohja e ngjyrave dhe organizimi në lëvizjen. Ne si MPPS dhe më tej vazhdojmë të punojmë për realizimin e përditshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, tha Shahpaska.  

Kryetari i Lidhjes së të Verbërve, Zharko Selkovski, tha se pajisja digjitale është me rëndësi të madhe për personat e verbër. 

“Për një muaj sa e kemi lexuesin e audios, jo vetëm që e përdorin një numër i madh i anëtarëve tanë, por e shfrytëzojnë edhe personat me shikim të dëmtuar nga vendet përreth, Serbi, Kroaci dhe Bullgari”, tha Zharko Sellkovski.

  

Anëtarja e Lidhje së Personave të Verbërve Anita Georgievska tha se është e kënaqur që personat e verbër më në fund kanë një program i të folurit në gjuhën e vet amë. 

“Shpresoj sesa më shumë njerëz do të mësojnë për këtë program të të folurit, do të shfrytëzojnë dhe do të kënaqen njëjtë ashtu siç ne”, tha Georgievska.  Beira Selifoska, nga Lidhja e të Verbërve tha se tani nuk duhet të kërkojnë për programe nga shtetet fqinjë. 

“Jo vetëm personat e verbuar por përfitim do të kenë edhe personat me shikim të dobët. Tani me lexuesin e audios dhe këta njerëz e kanë më të lehtë të lexojnë edhe tekste më të mëdha”, tha Selifoska. 

Aplikacioni “Kiko” është tërësisht falas, dhe është i qasur për të gjitha personat me shikim të dobët, të dëmtuar dhe të tërësisht të humbur. Është përpiluar në bashkëpunim me UNDP, ndërsa në fazë finale është versionin shqip të lexuesit të audios “Hana”.

Në takim u bisedua edhe për të drejtat financiare të destinuara për personat me nevoja të veçanta, për përfitimet nga zvogëlimi i kufirit të moshës për asistencë personale prej 18 në 6 vjeç.

Ministrja Shahpaska u bëri thirrje personave me aftësi të kufizuara t’i bashkohen procesit të vaksinimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.