26.08.2021

Shahpaska: Pas 40 vjetësh, Kavadarci bëhet me objekt krejtësisht të ri - kopsht fëmijësh, i cili do të fillojë të funksionojë deri në fund të këtij viti 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, inspektoi ndërtimin e kopshtit të ri në Kavadarci. Kopshti i ri në Kavadarci ka rëndësi të madhe për komunitetin, pasi do të plotësojë nevojat e qytetarëve për të rritur kapacitetin për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët nga familjet në rrezik social dhe fëmijët nga familjet rome.

 

Kopshti i ri, ndërtimi i të cilit filloi në vitin 2020, do të kujdeset për 142 fëmijë që do të marrin shërbim cilësor. Kopshti i fëmijëve është duke u ndërtuar sipas standardeve më bashkëkohore dhe do të ofrojë qëndrim cilësor për fëmijët, por edhe realizim të konceptit - të mësuarit përmes lojës, që do të rritë ndjeshëm cilësinë e procesit edukativo-arsimor në kopshtin e fëmijëve të moshës parashkollore. 

Ndërtimi i kopshtit në Kavadarci është realizuar në përputhje me standardet më të larta për efikasitet energjetik, kurse kopshti do të përdorë burime të rinovueshme të energjisë përmes sistemit të kolektorëve diellorë.

 

“Pas 40 vjetësh, Kavadarci bëhet me objekt krejtësisht të ri - një kopsht fëmijësh i cili është financuar plotësisht nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si pjesë e projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, i cili është mbështetur nga Banka Botërore. Fëmijët do të kujdesen në 7 grupe, kurse për këtë projekt janë siguruar 53,200,000 denarë”, theksoi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale. 

Rritja e aksesit në shërbimet sociale dhe zgjerimi i tyre me një ofertë të re të pasuruar është qëllim i reformës sociale të zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Përmes aktiviteteve të Komponentit 2 të Projektit, rritet aksesi në shërbimet sociale për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë, me theks të veçantë tek fëmijët në rrezik social, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga familjet rome. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.