27.08.2021

Shahpaska: Në Strumicë e rrisim kapacitetin e kopshteve të fëmijëve për 362 vende të reja 

Sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, kreu inspektim në punët e ndërtimit në dy kopshte në Strumicë. Në kopshtin e pare “Detska radost” kloni 2, janë ndërtuar 4 kënde lojërash për fëmijë. Me këtë ndërtim, kapaciteti i kopshtit do të rritet për 55 fëmijë, që do të sistemohen në dy grupe çerdhesh nga 0 deri 2 vjet, dhe dy grupe për fëmijë prej 2 deri 4 vjet. Ky zgjerim është bërë në sipërfaqe prej 164 m2. 

Kopshti i dytë ku ministrja bëri inspektim është në fazë finale, me çka 307 fëmijë nga komuna e Strumicës do të fitojnë një kopsht të ri për fëmijë. Sipas kushteve të reja hapësinore të këtij kopshti, sigurohet edhe mundësia për realizimin e konceptit – të mësuarit përmes lojës. Fëmijët do të caktohen në 14 grupe dhe 3 grupet e çerdheve.  

Kopshti i ri paraqet objekt ekologjik dhe gjatë ndërtimit u zbatuan standardet më të larta të efikasitetit energjetik. Objekti për ngrohje do të përdorë gaz natyror me çka zvogëlohen emisionet e CO2, ndërsa është ndërtuar një sistem i paneleve. Ky objekt është financuar nga Projekti i përmirësimit të shërbimeve sociale, me çka e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Bankës Botërore.

“Edukimi parashkollor paraqet bazën e përgatitjes së nxënësve. Përmes procesit të lojës, mësimit të parimeve themelore elementare të sjelljes, socializimit, për shoqëri, për pranimin e dallimeve. Njëkohësisht punojmë në përmirësimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve në kopshte përmes trajtimit që i organizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar”, tha ministrja Shahpaska. 

“Më tutje do t’i përcjellim nevojat, do t’i zgjedhim problemet dhe do të sigurojmë qasje për një rritje të drejtë dhe zhvillim të fëmijëve nga komuna jonë”, tha kryetari Kosta Janevski. 

Me ndërtimin e kopshteve të reja dhe me zgjerimin e aktualeve, mundësohet një qasje për një numër më të madh të fëmijëve për një shërbim cilësor që është qëllim i reformës sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.