20.08.2021

Shahpaska: Dy Qendra të reja ditore për personat me aftësi të kufizuara trupore dhe mendore në komunën e Bogovinës dhe komunës së Çashkës 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot nënshkroi Marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarët e komunave të Bogovinës, Albon Xhemaili dhe komunës së Çashkës, Goran Stojanovski për ndërtimin e Qendrave Ditore për persona me aftësi të kufizuara trupore ose mendore.

“Ndërtimi i Qendrave Ditore për personat me aftësi të kufizuara është në veçanti e rëndësishme për përfshirjen e tyre në jetën e përditshme dhe përfshirjen në komunitet në nivel të njëjtë me qytetarët e njëjtë. Këto dy projekte janë si pjesë e programit të investimeve kapitale në fushën e sociales e cila ishte e miratuar që në janar këtë vit”, tha Shahpaska.

Qendrat Ditore për persona me aftësi të kufizuara trupore apo mendore krijohen plane individuale për çdo person me të cilën përfshihen në aktivitete që konkretisht përgjigjen në nevojat e tyre. Puna e përditshme me persona profesional u mundëson avancim personave me aftësi të kufizuara dhe rehabilitimin e tyre.

Për ndërtimin e Qendrës ditore për personat me aftësi të kufizuara në Bogovinë, MPPS nga Buxheti i vet ndau fonde në lartësi prej rreth 22 milionë denarë. Kjo do të jetë me kapacitet të përkujdeset për 24 persona, ndërsa pritet të ndërtohet për periudhën prej 16 muaj.

Për Qendrën Ditore në komunën e Çashkës, MPPS siguroi 4 milionë denarë dhe në të do të mund të përkujdesen 12 persona. Pritet të fillojë me punë për 10 muaj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.