18.08.2021

Shahpaska: 95% e punonjësve në QPS Veles janë të vaksinuar, puna e tyre në terren vazhdon për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot vizitoi Qendrën për Punë Sociale (QPS) Veles. Në takimin me punonjësit socialë, ministrja u informua për zbatimin e reformës sociale të miratuar në vitin 2019. Mënyra e re e punës në Qendrat për Punë Sociale paraqet aktivitet me familjen, e cila është në rrezik, në përgjithësi me të gjitha të drejtat në të holla, por edhe me të gjitha shërbimet që duhet t’i kryejnë punonjësit socialë.
 
“Ne biseduam me punonjësit rreth asaj se si profesionistët dalin në terren pavarësisht pandemisë, në mënyrë që t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve. Po ashtu, biseduam për edhe për qasjen e re të punës – që nënkupton jo vetëm fitimin në mënyrë pasive të të drejtave në të holla, por edhe punën me familjen në mënyrë që të dalim nga rreziku”, tha Shahpaska.
Ministrja Shahpaska u informua se 95% e punonjësve në QPS Veles janë të vaksinuar, sepse e kanë parasysh rëndësinë e punës së tyre në valën e re të pandemisë me Covid-19.
 
Ministrja theksoi se thelbi i reformës sociale nuk është të rekrutojë numër më të madh përfituesish, por t’i nxjerrë ata nga varfëria dhe përmes procesit të aktivizimit t'i aftësojë ata për punë përmes Qendrave për Punë Sociale dhe Agjencisë së Punësimit.
 
Detyrimi është i madh, tha ministrja sepse Qendrat për punë sociale janë stacioni i parë ku grupet më të rrezikuara të qytetarëve drejtohen për ndihmë. Akoma më i madh është obligimi i QPS-Veles sepse brenda këtij institucioni janë Qendra e Kujdesit Ditor për Fëmijët dhe Personat me Aftësi të Kufizuara Fizike ose Mendore, Qendra e Kujdesit Ditor dhe Klubi për të Moshuarit në komunat e Çashkës dhe Bogomilës, Qendra për viktimat e dhunës në familje, pra Qendra e Strehimit. Në kuadër të Qendrës funksionon edhe shërbimi për ndihmë personale për personat me aftësi të kufizuara dhe Kuzhina popullore.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.