09.08.2021

MPPS: Kompensimi për personat me aftësi të kufizuara nga viti i ardhshëm do të rritet për 15 për qind, krijojmë zgjidhje sistematike për përfshirjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara

Lidhur me protestën e paralajmëruar të Koalicionit “Ndryshojmë” informojmë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon në mënyrë intensive në avancimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shtetin tonë. Vërtetim për këtë është zgjerim i vazhdueshëm i rrjetit të qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara. Së fundmi MPPS e hapi qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara në Likovë, ndërsa vijon ndërtimi i qendrave për personat me aftësi të kufizuara dhe në komunat e Dellçevës, Çashkës, Bogovinjës dhe në Shkup.

MPPS informoi se javën e kaluar lidhi edhe dy kontrata të reja për bashkëpunim me komunat e Karposhit dhe Tetovës, me mbështetje të Bankës Botërore, për hapjen e qendrave ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara. Këto dy qendra përmes ekipeve profesionale do të sigurojnë trajtime individuale dhe në grupe, sipas vlerësimit të mëparshëm të nevojave në gjithsej 62 fëmijë me aftësi të kufizuara.

Implementimi i plotë dhe në përputhje me Konventën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara të KB është politika ku Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministra Jagoda Shahpaska punojnë në mënyrë intensive. Por, ky është proces që nuk mund të kryhet për disa muaj, por janë të nevojshme zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme, në veçanti nëse më parë nuk ka pasur kurrfarë përparësi në këtë fushë.

Ministrja Shahpaska së fundmi realizoi takim me përfaqësuesit e Koalicionit “Ndryshojmë” dhe informoi se të gjitha kërkesat e tyre në bazë janë pjesë e agjendës së Ministrisë.

Lidhur me kërkesën për rritjen e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, ministrja Shahpaska tha se parashikohet rritje e vlerës së paku për 15 për qind. Për shkak të pandemisë me COVID-19, realizimi i tij u prolongua për vitin e ardhshëm.

Në takim u ndanë informatat se për nevojën e përfshirjes më të madhe dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara, vijon projekti për avancimin e qasjes së personave me aftësi të kufizuara të tregun e hapur të punës, për të cilën shqyrtohen përvoja nga vendet e tjera, ndërsa tani është hapur edhe një debat publik tek ne me të gjitha palët e përfshira.

Me ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Sociale u rrit qasja e të drejtës për përdorimin e asistencës personale, përkatësisht u zvogëlua kufiri i moshës për asistentë personal prej 18 në 6 vjeç. Për zbatimin e këtij ndryshimi, vetëm për këtë vit, janë të siguruara shtesë për 200 asistentë, nëse ka nevojë nga më shumë asistentë nuk ka pengesë të rritet edhe ky numër.

Lidhur me rritjen e përfshirjes dhe pavarësisë së personave me aftësi të kufizuara, MPPS së bashku me Lidhjen Nacionale të personave të verbër dhe UNDP së fundmi e lëshuan në përdorim dhe lexuesin e audios – aplikacionin për personat me shikim të dëmtuar, që mundëson qasje të lehtë deri në informacione, pavarësisht në lëvizjen dhe përfundimin e obligimeve të përditshme.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbetet e hapur për avancimin e gjendjes së personave me aftësi të kufizuara përmes dialogut reciprok dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e përfshira.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.