24.04.2025

Sabriu: Barazia gjinore nuk është thjesht ideal, është domosdoshmëri, sepse të gjithë njerëzit meritojnë një shans të barabartë

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të Projektit “Së bashku për barazi gjinore: Ndërtimi i mbështetjes për politika gjinore gjithëpërfshirëse”, i cili zbatohet nga HERA me mbështetjen e Ambasadës Britanike, Shkup.

Më shumë

24.04.2025

Zëvendësministri Vellkovski në takim me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, O'Flaerti: Përfshirja e romëve në fokus

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, u takua me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Majkëll O'Flaerti, për të diskutuar mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve 2022–2030.

Më shumë

23.04.2025

Sabriu: “Garancia për të rinjtë” nuk është vetëm një projekt apo politikë - është një premtim se asnjë i ri nuk do të mbetet vetëm, i harruar apo pa mbështetje

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, hapi sot punëtorinë dyditore që synon rishikimin e Planit të Zbatimit të Garancisë Rinore për periudhën 2023-2026, me theks të veçantë në avancimin e sistemit të monitorimit dhe përmirësimin e hartës së NEET (të rinjtë që nuk janë të përfshirë në një proces arsimi, trajnimi apo punësimi).

Më shumë

22.04.2025

Mbajtja e trajnimit ndërsektorial për trajtimin e fëmijëve viktima në përputhje me interesat më të mirë të fëmijës

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Instituti për Veprimtari Sociale, në bashkëpunim me Akademinë për Gjyqkatës dhe Prokurorë Publik dhe Qendrën për Trajnime të MPB, organizuan një trajnim ndërsektorial për profesionistët e qendrave të punës sociale, prokurorët publikë, gjyqtarët dhe punonjësit e policisë për trajtimin e fëmijëve viktima në kuadrin e parimit të interesit më të lartë të fëmijës.

Më shumë

10.04.2025

Takim pune i ministrit Limani dhe zëvendësministrit Vellkovski me drejtorët e qendrave për punë sociale dhe institucioneve për mbrojtje sociale  

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zëvendësministri Gjoko Velkovski dhe një pjesë e Kabinetit kanë mbajtur takim pune me drejtorët e qendrave për punë sociale dhe të institucioneve publike për mbrojtje sociale.

Më shumë

09.04.2025

Limani nga Tirana: Po shënojmë rezultate pozitive në politikat për fëmijët, por vazhdojmë të punojmë me miqtë tanë ndërkombëtarë për Garancinë e BE-së për Fëmijët

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, mori pjesë në konferencën rajonale në Tiranë, Republikën e Shqipërisë, me titull - Përmirësimi i reformave për kujdesin e fëmijëve – mundësi në bazë të kornizës për garancinë e fëmijëve të BE-së.

Më shumë

08.04.2025

Të rinjtë mund të udhëheqin dhe të ri-energjizojnë zhvillimin e qëndrueshëm

Rreth shtatëdhjetë përfaqësues të të rinjve, këshillave rinorë, organizatave, si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe familjes së OKB-së janë në Ohër, duke shkëmbyer praktikat më të mira për përshpejtimin e agjendave të RPS-së dhe GPS-së. 

Më shumë

07.04.2025

Vizita e ministrit Limani dhe zëvendësministrit Vellkovski në Institutin për Mbrojtje dhe Rehabilitim - Banja Bansko

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe zëvendësministri Gjoko Vellkovski vizituan Institucionin Publik për Mbrojtje dhe Rehabilitim - Banja Bansko, Strumicë, institucion që kujdeset, ushqen, edukon dhe rehabiliton personat me aftësi të kufizuara fizike.

Më shumë

04.04.2025

Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe e mbrojtjes së fëmijëve 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, e fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin mars 2025. 

Më shumë

01.04.2025

Takimi i ministrit Limani me përfaqësuesit tanë të Lojërave Speciale Olimpike Dimërore - Torino 2025

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lojërat Speciale Olimpike Dimërore - Torino 2025!

Më shumë

01.04.2025

Mbi 340.000 pensionistë në vend nga sot do të kenë rritje të pensioneve nga 2500 denarë

Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2500 denarë. Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e marsit në muajin prill, pensionistët marrin 5000 denarë pension më të lartë për vetëm 9 muaj mandat nga kjo Qeveri.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.