23.04.2025

Sabriu: “Garancia për të rinjtë” nuk është vetëm një projekt apo politikë - është një premtim se asnjë i ri nuk do të mbetet vetëm, i harruar apo pa mbështetje

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, hapi sot punëtorinë dyditore që synon rishikimin e Planit të Zbatimit të Garancisë Rinore për periudhën 2023-2026, me theks të veçantë në avancimin e sistemit të monitorimit dhe përmirësimin e hartës së NEET (të rinjtë që nuk janë të përfshirë në një proces arsimi, trajnimi apo punësimi).

Qëllimi i punëtorisë është të shqyrtohen reformat dhe iniciativat e zbatuara në periudhën 2023-2024, si dhe të diskutohet për një rishikim të mundshëm të nevojshëm të PSGM-së për periudhën 2025-2026, bazuar në Rishikimin Afatmesëm të Planit për Maqedoninë e V. për vitin 2023-2026.

Në punëtori marrin pjesë anëtarë të grupit punues multisektorial për Garancinë për Rininë – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Agjencia e Punësimit, partnerët socialë, organizatat rinore, përfaqësues të BE-së, përfaqësues nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe partnerë të tjerë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Sekretari Shtetëror Sabriu shprehu kënaqësinë për organizimin e punëtorisë, praninë dhe angazhimin e anëtarëve të grupit punues të cilët ishin mbledhur me një qëllim të përbashkët - të diskutojnë, të ndajnë përvojat, por mbi të gjitha - të kërkojnë dhe ndërtojnë zgjidhje që do të sjellin mundësi reale për të rinjtë në vendin tonë.

Sabriu theksoi se Garancia për Rininë nuk është vetëm një projekt apo politikë, por është një premtim. Një premtim se asnjë i ri nuk do të mbetet vetëm, i harruar apo pa mbështetje.

Ai iu referua të dhënave demografike sipas të cilave popullsia në vend po plaket, dobësitë në transformimin e të rinjve nga arsimi në punësim dhe përqindja e ulët e pjesëmarrjes së të rinjve në Maqedoninë e Veriut në tregun e punës në krahasim me të rinjtë në BE.

Garancia për Rininë si masë u pilotua në vitin 2018 në disa komuna, për t'u zbatuar në nivel shtetëror vitin e ardhshëm. Dhe vetë qëllimi i zbatimit të kësaj mase të rëndësishme ishte përmirësimi i situatës në vend. Sabriu theksoi se megjithëse ka pasur përmirësime, nuk mjaftojnë.

“Besoj se analizat e aktiviteteve të realizuara të masës do të japin hapat e mëtejshëm për zbatimin më të suksesshëm të saj”, theksoi Sabriu.

Sabriu theksoi se Garancia për Rininë nuk është vetëm një projekt apo politikë, por është një premtim. Një premtim se asnjë i ri nuk do të mbetet vetëm, i harruar apo pa mbështetje.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.