01.04.2025
Takimi i ministrit Limani me përfaqësuesit tanë të Lojërave Speciale Olimpike Dimërore - Torino 2025
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lojërat Speciale Olimpike Dimërore - Torino 2025!

Ai i përgëzoi përzemërsisht Alban Bajramovskin dhe Fatmire Bajramoskën për përpjekjet e tyre në fitimin e medaljeve të argjendta, për punën energjinë dhe përkushtimin që kanë investuar vite më parë. Ata garuan në kategorinë e skijimit, dhe janë përfitues të Institucionit Publik për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve – Shkup.
“Jemi krenarë për suksesin që keni arritur, i cili është frymëzim për të gjithë ne! Suksesi juaj është edhe suksesi ynë, sepse ju jeni përfaqësuesit më të mirë të asaj që ne si institucione përfaqësojmë dhe punojmë”, tha ministri Limani.

Ky është një tjetër konfirmim i efekteve pozitive të deinstitucionalizimit dhe pavarësisë së përfituesve/personave me nevoja në funksionimin e përditshëm. Një qasje gjithëpërfshirëse jep rezultate. Çdokush është i rëndësishëm!