09.04.2025
Limani nga Tirana: Po shënojmë rezultate pozitive në politikat për fëmijët, por vazhdojmë të punojmë me miqtë tanë ndërkombëtarë për Garancinë e BE-së për Fëmijët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, mori pjesë në konferencën rajonale në Tiranë, Republikën e Shqipërisë, me titull - Përmirësimi i reformave për kujdesin e fëmijëve – mundësi në bazë të kornizës për garancinë e fëmijëve të BE-së.

Në konferencën ku foli edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë ministra dhe delegacione nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri Limani theksoi përparimin e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar, në lidhje me temën e konferencës.
"Po shënojmë pesë vjet që kur u mbyll institucionalizimi i fëmijëve në institucione të mëdha. Reforma përfshiu ndryshime në sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, duke përfshirë ndryshime ligjore dhe miratimin e Strategjisë për deinstitucionalizimin 2018–2027. Reformet ishin të themeluara në standardet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për kujdesin alternativ për fëmijët. Prioriteti ynë mbetet forcimi i kujdesit familjar dhe familjeve kujdestare, si dhe mbështetje për familjet për të parandaluar ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre," theksoi Limani.

Ai gjithashtu u ndal në hapjen e Qendrave për mbështetje të kujdestarëve, të cilat kanë treguar se janë një hap i rëndësishëm përpara.
Limani e përmendi UNICEF-in si një partner të besueshëm të qeverisë gjatë procesit të reformës, duke siguruar avokim, vizion, liderizëm, ekspertizë teknike afatgjatë dhe mbështetje.
"Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e njeh se deinstitucionalizimi nuk është përfunduar plotësisht. Nevojitet krijimi i një sistemi për miratimin dhe monitorimin e kujdesit për fëmijët pa kujdes prindëror, forcimi i adoptimit, mbyllja e shtëpive të vogla grupore dhe sigurimi i shërbimeve të orientuara për fëmijët, të cilët është e vështirë të vendosen," tha Limani.
Ai u kthye edhe te sfida me shkallën e lartë të varfërisë – çdo fëmijë i tretë jeton në varfëri, veçanërisht romët, fëmijët me një prind dhe familjet me tre ose më shumë fëmijë. Më pas, mungesa e infrastrukturës dhe e stafit në arsimin parashkollor, që është një pengesë për arritjen e qëllimit të BE-së, prej 96% përfshirje të fëmijëve nga 3 deri në 6 vjeç.
"Për të tejkaluar sfidat e përmendura, Qeveria e Maqedonisë së Veriut me mbështetje nga BE-ja dhe UNICEF ka hartuar një Plan Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2025-2029, i cili është në fazën përfundimtare të miratimit. Një nga prioritetet e Planit është ulja e varfërisë së fëmijëve, përfshirë edhe me zbatimin e Garancisë Evropiane për Fëmijët, si dhe rritja e 15% e ndihmave monetare të destinuara për fëmijët," tha Limani.
Ai theksoi se me mbështetje nga UNICEF po hartohet një analizë që do të identifikojë barrierat për fëmijët më të rrezikuar dhe familjet e tyre në qasjen ndaj shërbimeve në mbrojtjen sociale dhe atë të fëmijëve, shëndetësi dhe arsim, dhe do të propozojë si të tejkalohen këto barriera me zbatimin e Garancisë për Fëmijët.

Gjithashtu, parashikohet formimi i Komisionit për të drejtat e fëmijës, i cili do të koordinojë të gjitha aktivitetet dhe politikat, do të ndjekë detyrimet nga Konventa për të drejtat e fëmijës dhe do të përmirësojë qasjen ndërsektoriale në sigurimin e shërbimeve të integruara për fëmijët.
Në fund, ministri shprehu falënderime të sinqerta ndaj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për iniciativën për thirrjen e kësaj konference dhe për propozimin e forcimit të bashkëpunimit rajonal në avancimin e kujdesit për fëmijët. Falënderime shprehu gjithashtu ndaj BE-së dhe UNICEF-it, nga të cilët shprehu pritshmëri për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e planit kombëtar për garancinë e BE-së për fëmijët, pilotimin e shërbimeve të reja për mbështetje sociale dhe kujdes.