31.01.2025
Limani e vizitoi Demir Hisarin: Çdo qytetar është i rëndësishëm dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur-ta kultivojmë humanizmin si një nga cilësitë më sublime njerëzore
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka vizituar disa institucione në Komunën e Demir Hisarit.
Vizita filloi me dhurimin e paketave higjienike humanitare për personat që përdorin shërbimet e ISHP Spitali Psikiatrik Demir Hisar.
Më shumë
30.01.2025
Konferencë donatorësh me fokus të rinjtë, organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, hapi sot konferencën donatore të organizuar me qëllim të nxitjes së zhvillimit dhe realizimit të projekteve të fokusuar tek të rinjtë, si pjesë e politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Më shumë
29.01.2025
Limani e viziton Gostivarin: Bashkëpunimi me komunat është kyç, po i zgjerojmë kapacitetet e kopshteve dhe ofrojmë punësime të reja
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka vizituar sot disa institucione sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve në Komunën e Gostivarit.
Më shumë
27.01.2025
Limani: Me përpjekje të përbashkët për të avancuar cilësinë e edukimit parashkollor dhe të afirmojmë profesionin e edukatorit
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani së bashku me dekanin e Fakultetit Filozofik-Shkup, prof. Dr. Oliver Bakreski dhe specialistja e lartë e arsimit nga Banka Botërore, Bojana Naceva, morën pjesë në takim me Grupin punues konsultativ për zhvillim të hershëm të fëmijërisë në prani të dekanëve nga fakultetet pedagogjike në vend, profesorëve, ekspertëve, punonjësve nga Ministria e Politikës Sociale, Demografia dhe Rinia dhe Njësia e Projekteve e ministrisë.
Më shumë
24.01.2025
Limani: Të dëgjohet zëri i fëmijëve viktima nga politikëbërësit është thelbësore në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka vizituar sot Shoqatën për Veprim Kundër Dhunës dhe Trafikimit me Njerëz – Porta e Hapur dhe fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Në takim u diskutua për politikat e Ministrisë, e cila është plotësisht e përkushtuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përmbushjen e kërkesave dhe praktikave ligjore në lidhje me zhvillimin dhe përmirësimin e politikave kombëtare për parandalimin, rritjen e ndërgjegjësimit publik, drejtimin e ndërhyrjeve për mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Më shumë
22.01.2025
U hap zyrtarisht kopshti “Rilindja” në Tetovë, gati për t'u kujdesur për 165 fëmijë
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, zyrtarisht shënuan hapjen e kopshtit të ri “Rilindja”pranë Institucionit publik për kujdesin e fëmijëve “Rinia”-Tetovë.
Më shumë
09.01.2025
Prej nesër komunat mund të aplikojnë për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal
Zëvendësministri dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski dhe Fatmir Sabriu, sot morën pjesë në prezantimin e thirrjes së tretë publike për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, në kuadër të projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës Botërore. Shërbimet sociale që do të financohen përmes thirrjes janë shërbimet në shtëpi dhe shërbimet në komunitet.
Më shumë
03.01.2025
Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin dhjetor 2024.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 3 janar 2025.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
- 03.01.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
- 08.01.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH