04.07.2022

Trençevska: Përmirësimi i pozitës së grave fermerë përmes realizimit të së drejtës për amësi dhe pagë për sëmundje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mori pjesë në takimin e grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Agjencisë së Mbështetjes Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Shëndetësisë, FSSHM, DAP, SPIM dhe Fakulteti Juridik- Shkup, në organizim të Federatës Nacionale të Fermerëve, të cilët inkurajuan procesin e zgjidhjes së mekanizmit ligjor për realizimin e të drejtës për kompensim për amësi dhe pushimin mjekësor të fermereve të regjistruar.

Përfaqësuesit e institucioneve kanë vizituar edhe familjen e Vangelina Parmaçkës, fermere e regjistruar nga Budinarci, nga Berova, e cila me dekada merret me blegtorinë e deleve, prodhimin e djathit të deleve dhe produkteve të qumështit të deleve. Në fermën e Parmaçkës, të gjithë anëtarët e familjes janë të përfshirë në punë.

Ministrja Trençevska falënderoi për mundësinë për të vizituar fermën Parmaçka dhe shprehu besimin se me punën e përbashkët të institucioneve dhe sektorit civil do të përmirësohen zgjidhjet ligjore që prekin fermerët, veçanërisht gratë fermere.

Ajo iu referua edhe Konventës së Maternitetit, të miratuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, e ratifikuar nga vendi ynë dhe domosdoshmërisë së zbatimit të saj, e cila rregullon çështjen e maternitetit.

“Në mënyrë transparente, me hapje ndaj propozimeve dhe ideve nga të gjithë palët e interesuara, mund të arrijmë zgjidhje që do të çojnë në avancimin e të drejtave të njeriut të grave dhe që do të jenë në përputhje me politikat ndërkombëtare dhe kombëtare të shtetit. Vendi ynë është kryesisht vend bujqësor dhe mundësitë për punësim në këtë aktivitet janë të mëdha. Për këtë arsye, krijimi i politikave dhe masave cilësore shtetërore për zhvillim rural janë të një rëndësie të madhe për njerëzit që jetojnë në zonat rurale”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi qëllimin e ndryshimeve ligjore që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas fermere.

Drejtoresha e Agjencisë së Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski, theksoi se Agjencia, si institucion përgjegjës për realizimin e programeve për mbështetje financiare, vazhdimisht e dëshmon përkushtimin e saj praktik për përmirësimin e pozitës ekonomike të grave nga zonat rurale.

“Si rezultat i punës në fushën e buxhetimit me përgjegjësi gjinore, është krijuar masa 115 e programit për zhvillim rural, pra masa mbështetëse për një anëtare femër aktive në një familje bujqësore. Kjo masë është publikuar për herë të parë në vitin 2019 si masë pilot bazuar në parimin e grantit prej 100% të shpenzimeve të pranueshme të kryera me vlerë maksimale deri në 3000 euro. Në thirrjen e fundit publike për të njëjtën masë kemi dyfishuar shumën maksimale për shfrytëzues, pra nga 3000 në 6000 euro”, tha Baçovski.

Drejtori i Përgjithshëm i Federatës Kombëtare të Fermerëve, Stevan Orozoviq, shprehu kënaqësinë e madhe për reagimin dhe pjesëmarrjen e institucioneve në zgjidhjen e një çështjeje kaq të rëndësishme, siç është e drejta për kompensim për amësi të grave fermere dhe shprehu besimin për gjetjen e sa më shumë zgjidhjeve të përshtatshme. Ai gjithashtu falënderoi mbështetjen e organizatës suedeze të zhvillimit, We Effect, për realizimin e procesit.

Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, po përgatit edhe Ligjin e ri për Barazi Gjinore me qëllim të harmonizimit të legjislacionit maqedonas, përkatësisht Ligjit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat (2012) me standardet ndërkombëtare. Ky ligj do të mundësojë forcimin e makinerisë për barazinë gjinore dhe integrimin më efikas dhe efektiv të barazisë gjinore.

Gjithashtu, është duke u përgatitur edhe Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës, i cili parasheh ndryshime në lejen prindërore, duke promovuar kështu barazinë gjinore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.