26.04.2022

Trençevska: Reforma sociale jep rezultate të dukshme, ofrojmë shërbime moderne dhe më të mira për të gjithë qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi Qendrën për mbështetje të familjeve kujdestare, Shkup dhe një nga shtëpitë e vogla grupore që janë krijuar me transformimin e Shtëpisë për fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore “11 Tetori”.

Në një deklaratë për media, ajo theksoi se kujdesi për të gjithë qytetarët, ofrimi i mundësive për përparim të çdo individi në shoqëri është prioritet, por edhe përgjegjësi serioze e çdo qeverie. Si dhe që suksesi i saj reflektohet në dhënien e rezultateve të dukshme, nga të cilat përfitojnë qytetarët.

Ajo theksoi se fokusi i punës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Kjo është arsyeja pse gjatë viteve të fundit Ministria i është përkushtuar zgjidhjes së sfidave me të cilat përballen këta qytetarë.

Ministrja informoi se Qendra për mbështetjen familjeve kujdestare, e cila gjendet në ish Shtëpinë për fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore “11 Tetori” në Shkup, është e para që është hapur në vend vitin e kaluar dhe aktualisht ofron shërbime sociale për 156 familje kujdestare, të cilët janë kujdesur për rreth 248 fëmijë.

"Qëllimi i tij është të mbështesë, ndihmojë dhe udhëzojë familjet kujdestare që të ofrojnë saktësisht llojin e kujdesit që një fëmijë ka nevojë për kujdestari që është më afër mjedisit familjar. Përveç mbështetjes së familjeve strehuese ekzistuese, kjo qendër që nga hapja e saj ka zhvilluar 12 familje të reja kujdestare, duke vlerësuar përshtatshmërinë për një familje të mundshme kujdestare”, tha Trençevska.

Së bashku me Qendrën në Manastir dhe qendrën e sapohapur në Fshatin e Fëmijëve SOS, ofrojnë shërbimin e kujdesit jashtë shtëpisë për rreth 300 familje kujdestare dhe mbulimin e rreth 500 fëmijëve, në nivel shtetëror.

Në vitin 2018, përmes transformimit të IP Shtëpisë së fëmijëve “11 Tetori” – Shkup, fëmijët e strehuar në këtë institucion, u shpërngulën në shtëpi të vogla grupore në komunitet.

Ministrja Trençevska sot vizitoi një nga shtëpitë e vogla grupore, ku janë strehuar 6 fëmijë, të cilët jetojnë së bashku për katër vite. Atyre u ofrohet mbështetje 24 orëshe nga një ekip profesional, i cili i ndihmon në përgjegjësitë e tyre të përditshme.

“Të jetosh pa fëmijë dhe kujdes prindëror në një formë të re të jetesës në një mjedis më të ngjashëm me familjen, solli ndryshime të rëndësishme në cilësinë e jetës së këtyre fëmijëve, gjë që duket në rezultatet dhe sukseset e përditshme që ata arrijnë dhe nuk ndryshojnë nga fëmijët e tjerë”, tha Trençevska.

Ajo informoi se përveç ofrimit të kujdesit më të mirë për kategoritë e rrezikuara, përmes krijimit të shërbimeve të reja sociale, po punohet seriozisht në forcimin e kompetencave të profesionistëve që ofrojnë këto shërbime. Si dhe sigurimin e rritjes së pagave të stafit arsimor, të cilat nga viti 2017 e në vazhdim janë në rritje të vazhdueshme. Krahas pagesës së pagës nga viti 2019, kompensim paguhet edhe për punë me turne, punë natën dhe punë të dielave.

“Si Qeveri dhe Ministri, ne mbetemi të përkushtuar ndaj konceptit të një shoqërie për të gjithë. Sepse suksesi i një shoqërie është i dukshëm kur sistemi mbulon të gjithë qytetarët. Përkujdeset për disponueshmërinë e mbështetjes për ata që kanë nevojë, por kujdeset edhe për ata qytetarë që me profesionin e tyre janë ofrues të asaj mbështetjeje”, nënvizoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.