02.04.2022

Trençevska për TV VIS: Reforma sociale solli 300% Ndihmë Minimale të Garantuar më të lartë, rritje të përfitimeve sociale dhe mbulim më të gjerë të përfituesve

Lidhur me mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara, ministrja në emisionin TV VIS, iu referua reformës sociale e cila prezantoi Ndihmën Minimale të Garantuar (NMG) e cila është 300% më e lartë se asistenca sociale e mëparshme.

“Për momentin janë 36,000 familje që marrin NMG, 47,000 fëmijë marrin ndihmë për fëmijë dhe rreth 30,000 nxënës dhe studentë marrin ndihmë arsimore. Shfrytëzuesit e NMG-së dhe pension social marrin 1000 denarë kompensim për energji. Kompensimi i përhershëm për prindin që ka përkujdesur për fëmijën e tij deri në 26 vjet është 8.000 denarë, e drejta e invaliditetit për të verbërit është 7.584 denarë, për personat me dëmtim të dëgjimit 4300 denarë, shtesë e veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara 5.360 denarë, nëse fëmijë, “nëse familja është shfrytëzues i NMG 6.706 denarë dhe fëmija i prindit të vetëm 8.047 denarë”, tha Trençevska.

Kështu, të gjitha shumat e të drejtave harmonizohen me koston e jetesës një herë në vit në muajin janar.

Ajo foli edhe për masat kundër krizës që Qeveria i ka drejtuar gjatë pandemisë ndaj kategorive më të rrezikuara, por edhe për 26 masat aktuale kundër krizës gjatë goditjeve të çmimeve si pasojë e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Gjithashtu, pensionistët kanë marrë rritje të pensioneve, sipas metodologjisë së re, dhe paga minimale është ngritur në 18.000 denarë.

Të gjitha këto masa, tha Trencevska, janë konfirmim i kujdesit të Qeverisë për personat të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara dhe personat me të ardhura mujore më të ulëta.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.