13.04.2022

Trençevska për TV Star: Rritja e pagave, harmonizimi i tyre të përcaktohet me dialog social, greva nuk është zgjidhje

"Kjo Qeveri është demokratike dhe e njohur për dialogun e saj social, pa marrë parasysh se cila është çështja. Këshilli Ekonomik dhe Social është themeluar në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të gjitha politikat dhe strategjitë e reja duhet të kalojnë përmes dialogut social”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në emisionin e Televizionit Star – Shtip, ku tema kryesore ishte greva e organizuar nga SASHK-u.

Ministrja tha se vendimi për grevë të organizuar nga SASHK-u është marrë para fillimit të negociatave dhe para dorëzimit të kërkesave. Ajo theksoi se greva duhet të jetë opsioni i fundit kur të shteren të gjitha mundësitë për marrëveshje dhe kur të mos ketë dialog social, gjë që në këtë rast nuk është aspak ashtu.

Ajo shtoi se janë mbajtur vetëm dy takime dhe hapja e vetëm njërës prej kërkesave të SASHK-ut, për rritje të pagave prej 18.4%. Ndërsa kërkesat e tjera si orari i punës së kursantëve, zhvillimi i karrierës, mbajtja e ditarit nuk u diskutuan fare.

“Duhet të ketë rritje të pagave. Por duhet të vijë përmes dialogut social. 4 vitet e fundit ka pasur rritje të pagave, siç e dëshmojnë edhe faktet. Në vitin 2017, paga e përkëdhelësve ishte 14.493 denarë, ndërsa në muajin shkurt, paga mesatare neto e paguar për përkëdhelëset ishte 19.560 denarë, pa punë të mëparshme. Në vitin 2017 një edukatore ka marrë pagë prej 19.200 denarë, ndërsa në shkurt 2022 paga mesatare neto është 25.642 denarë”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se veprimtaria e përkujdesjes dhe edukimit nuk guxon të ndërpritet në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, përveç rasteve emergjente. Dhe gjatë grevës duhet të ndërrohen punonjësit që janë në grevë, që është përgjegjësi e komunës dhe e drejtorit të institucionit.

Ministrja Trençevska informoi se, sipas të dhënave të fundit, 25 kopshte nuk e kanë përkrahur fare grevën, ndërsa në 50 të tjerat disa nga punëtorët ose rreth 45 për qind prej tyre janë në grevë. Ajo theksoi se numri i fëmijëve të pranishëm është rritur për 30 për qind që nga dita e parë e grevës.

Lidhur me pagesën e pagës gjatë grevës të punëtorëve që janë në grevë, ministrja informoi se kjo është e rregulluar me marrëveshje kolektive dhe me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës. Në bazë të neneve 240 dhe 241 të Ligjit të Marrëdhënieve të Punës, punëtorëve pjesëmarrës në grevë, gjatë pjesëmarrjes në grevë, punëdhënësi është i detyruar të paguajë kontribute në pagë të përcaktuara me rregullore të veçanta të bazës më të ulët për pagesën e kontributeve, pasi që kompensimin e pagës neto gjatë grevës organizatori i grevës në këtë rast SASHK-u ua kompenson nga mjetet e veta punëtorëve që kanë marrë pjesë në grevë.

Ministrja informoi edhe për investimet kapitale të ministrisë në ndërtimin e kopshteve të reja. Ajo tha se në vitin 2022 është planifikuar hapja e 12 kopshteve të reja dhe ndërtimi i 10 të tjera. Nga viti 2017 janë hapur 65 kopshte.

Në fund Trençevska edhe një herë u dërgoi një porosi të punësuarve në kopshte, sindikatës dhe prindërve se dialogu social vazhdon, qëllimi është gjetja e zgjidhjes më të mirë. Prindërit duhet t'i çojnë fëmijët e tyre në kopshte sepse procesi i përkujdesjes në kopshte duhet të zhvillohet pa probleme dhe këtë duhet respektuar nga pushteti vendor dhe drejtorët, çdo fëmijë që do të sillet në kopshte të përkujdeset.

Ajo shprehu besimin se do të arrihet një zgjidhje e përbashkët me sindikatat dhe do të sigurohen negociatat për një marrëveshje të re kolektive dhe kushte më të mira të punës për punonjësit në institucionet parashkollore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.