13.04.2022

Trençevska për TV Star: Ligji i ri i Marrëdhënieve të Punës do të miratohet përmes dialogut me partnerët social

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar për Ligjin e ri të Marrëdhënieve të Punës. Në maj është vazhdimi i mbledhjes së grupit të punës, i cili do të japë propozimin e versionit që duhet të shkojë në debat publik. Çdo çështje që i prek marrëdhëniet e punës dhe krijon obligim për punëdhënësit apo punëtorin, nuk duhet të dalë nga dialogu me sindikatat dhe punëdhënësit”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e ftuar në TV Star, Shtip.

Ministrja theksoi se Këshilli Ekonomik Social ekziston për të gjitha ndryshimet dhe propozimet për ligjet që prekin çështjen e marrëdhënieve të punës do të kalojnë përmes një dialogu në të cilin marrin pjesë të gjitha palët e interesuara për këtë çështje. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë një zgjidhje për të cilën do të kemi konsensus nga të dyja palët.

“Me propozimin e ri të Ligjit të Marrëdhënieve të Punës do të përfshijë zgjidhjet e çështjeve në pjesën e periudhës për lidhjen e kontratave me afat të caktuar ku kemi arritur konsensus ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave”, shtoi Trençevska.

Ministrja foli edhe për reformën sociale, të miratuar në vitin 2019.“Qëllimi ishte zvogëlimi i varfërisë dhe integrimi i kategorisë së rrezikuar të qytetarëve në shoqëri, kështu që përfitimet sociale u rritën për 300%, ne prezantuam Ndihmën Minimale të Garantuar e cila zëvendësoi ndihmën sociale dhe u drejtua atyre qytetarëve që janë të pasigurt financiarisht. Janë futur edhe një sërë beneficionesh tjera sociale që kanë vepruar drejtpërdrejt në kategorinë e rrezikuar të qytetarëve”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se Buxheti i MPPS-së është likuid, paratë për beneficione janë të siguruara, qytetarët gjatë 12 muajve do të marrin beneficione me kohë që paguhen në ditët e para të muajit. Në periudhën 2021-2022, 1000 familje të reja janë përfituese të NMG, duke konfirmuar kështu se sistemi i mbrojtjes sociale është në gjendje të përfshijë të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për mbrojtje sociale.

“Sistemi i mbrojtjes sociale përfshin edhe qendrat për punë sociale, mënyrën e punës, menaxherët e rasteve, praninë më të madhe të punonjësve social në terren si dhe forcimin e aftësive, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime më të mira të nevojshme për qytetarët dhe fuqizimin e qendrave me punësime të reja. Nga viti 2019 e deri më sot, punësimet e reja merren parasysh vazhdimisht vetëm në kuadrin profesional, punësohen vetëm punonjës socialë, pedagogë dhe psikologë, juristë, një profil që është pjesë e ekipit profesional, si dhe është duke u zhvilluar bashkëpunimi ndërinstitucional ku kanë trajnime që rezultati përfundimtar është shërbim më i mirë ndaj qytetarëve”, sqaroi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.