11.04.2022

Trençevska për TV 24: Nga viti 2017 e deri më tani, të punësuarit në kopshte marrin pagë më të madhe rreth 21%, marrëveshja sociale vazhdon

“Një pjesë e madhe e kopshteve punojnë dhe kujdesen për fëmijët, një pjesë e vogël e kopshteve në Gazi Babë, Butel dhe një kopsht në Karposh nuk funksionojnë. Për fëmijët kujdesen kopshtet e tjera në vend dhe kanë edukatore dhe përkëdhelëse që nuk bëjnë grevë dhe kujdesen për fëmijët”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin Studio 10 në Televizionin 24.

Ajo theksoi se një nga kërkesat e SASHK-ut është harmonizimi i marrëveshjes kolektive me pagën minimale dhe rritja e pagave të edukatorëve dhe përkëdhelësve për 18.4%, për të cilën është diskutuar vetëm në mbledhje, ndërsa kërkesat tjera të SASHK-ut që referohen për respektimin e orarit të punës, në pjesën e kursantëve, avancimi në detyrë nga më të ulëta në më të larta, respektimit të normave për formimin e grupeve, mbajtjes së ditarit dhe zhvillimit të karrierës së edukatorëve dhe kujdestarëve, diskutimi nuk u hap.

Sa i përket pagave të punonjësve në kopshte, ministrja theksoi se që nga viti 2017 kanë shënuar rritje të vazhdueshme.

“Në vitin 2017 paga e një edukatore ka qenë 18.300 denarë, sot në shkurt paga është 26.574 denarë. Paga mesatare për kujdestar tani është 19.560 denarë, ndërsa në vitin 2017 kujdestari ka marrë pagë prej 14.493 denarë. Kjo tregon se paga është rritur për rreth 21%, ndërsa stafi teknik ka pasur rritje me Ligjin për pagë minimale dhe nuk ka pagë më të ulët prej 18 mijë denarë”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se me kërkesën për rritje, përkëdhelëset do të marrin rreth 24.000 denarë, pagë neto, pa asnjë përpjekje, ndërsa edukatoret do të marrin 30.500 denarë.

Ministrja vuri në dukje se në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore të kohëve të fundit dhe në kushtet kur shteti mbështet financiarisht sektorin privat, për të ruajtur likuiditetin e kompanive dhe për të siguruar pagën për sektorin publik, në një kohë kur është rritur paga minimale dhe pensionet, rritja e pagave në sektorin publik mund të presë.

“Dialogu social vazhdon, duhet të diskutohet kërkesa për harmonizim të pagave, por edhe kërkesat tjera, një marrëveshje e re kolektive, duke qenë se aktualja përfundon në fund të qershorit dhe të gjitha kërkesat që nënkuptojnë më shumë të drejta për të punësuarit në institucionet publike për kujdesin e fëmijëve parashkollorë”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.