11.04.2022
Trençevska: Pensionet do të vazhdojnë të paguhen para kohe në fund të muajit, kujdesi për pensionistët është prioriteti ynë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë - Shkup, ku biseduan për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet ministrisë dhe sektorit bankar.
Në fillim të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, për parandalimin e përhapjes së virusit, me një konkluzion të Qeverisë së RMV-së, është marrë vendim për pagesë të parakohshme dhe me faza të pensioneve, në fund të muajit. për pensionet që lidhen me muajin aktual.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i mirëfilltë, me konstatim se do të vazhdojë edhe më tej, pra, pensionet në të ardhemn do të vazhdojnë të paguhen para kohe, në fund të muajit.
Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kujdesi për pensionistët është prioritet. Konfirmim për këtë është vendosja e metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve në afat të gjatë, me të cilën do të rriten pensionet në vazhdimësi, si dhe ndihma financiare prej 3000 denarë për tre muaj. Kjo nënkupton gjithashtu ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve tanë më të vjetër në vend.