14.04.2022

Trençevska: Jemi duke punuar për tejkalimin e sfidave dhe sigurimin e kushteve të këndshme të jetesës dhe ushtrimin e të drejtave të refugjatëve nga Ukraina

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska u takua me Shoqatën e Ukrainasve në Maqedoni. Në takim u diskutua për statusin e refugjatëve nga Ukraina që vijnë në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë të drejtat dhe mundësitë e tyre gjatë qëndrimit të tyre këtu.

“Ne si shtet përgjigjemi në përputhje me dispozitat ligjore, së pari është e nevojshme që njerëzit të fitojnë status. Me vendimin e tyre ata mund të fitojnë statusin e mbrojtjes së përkohshme ose të aplikojnë për azil”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është pjesë e stafit koordinues në përballjen me sfidat me të cilat përballemi në lidhje me refugjatët nga Ukraina.

“Qëllimi ynë si Ministri është të ofrojmë të drejtat themelore të njeriut si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe e drejta për punësim. Çdo refugjat mund të raportojë veçmas në institucionet përkatëse dhe të kalojë nëpër procedurat e nevojshme për të fituar të drejtat që i takojnë ligjërisht”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se Qeveria dhe Ministria janë të përkushtuara për sigurimin e të gjitha të drejtave të njeriut për ata që janë në pozitë të palakmueshme.

Shoqata shprehu mirënjohjen për mundësinë që të bisedojë me ministrin dhe të marrë përgjigje për pyetjet e tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.