13.04.2022

Takimi Trençevska-Galovej: Vazhdojnë marrëdhëniet e mira miqësore dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për politikat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, si dhe barazinë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot takoi ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, N.T. Rejçel Galovej, e cila diskutoi për aktivitetet e deritanishme dhe aktuale të Ministrisë dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike në vendin tonë.

Në takim u diskutua për procesin e deinstitucionalizimit, jetimëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Ministrja informoi se më asnjë fëmijë nën moshën 18 vjeç nuk është vendosur në institucion porn ë një shtëpi në grup me kujdes 24 orë nga një ekip professional. Po zhvillohet procesi i zhvendosjes së personave me aftësi të kufizuara, nëpërmjet hapjes së shtëpive të reja grupore, në kushte të ngjashme me ato familjare.

Trençevska tha se me drejtim të ofrimit të mbështetjes më të madhe për familjet kujdestare dhe vetëdijesimit për rëndësinë e tyre është hapja e dy qendrave për përkrahje të familjeve kujdestare në Shkup dhe Manastir. U theksua mbështetja e UNICEF-it.

Në takim u diskutua edhe për ngritjen dhe zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal.

“Vetëm vitin e kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me 22 komuna, së shpejti do të shpallet një thirrje e re publike, për përfshirjen e komunave tjera. Shërbimet sociale po ua afrojmë qytetarëve, në vendbanimin e tyre”, tha Trençevska. Ajo theksoi se ministria po punon edhe për zhvillimin e Regjistrit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe Ligjit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili do të ofrojë një perspektivë të re dhe rehabilitim profesional.

Trençevska theksoi se barazia gjinore është e lartë në agjendën e prioriteteve të MPPS-së. Ai informoi se Strategjia për Barazi Gjinore së shpejti do të hyjë në procedurë parlamentare, dhe ministria është duke punuar në mënyrë aktive për Ligjin e ri për Barazinë Gjinore, i cili do të ketë draft versionin deri në fund të muajit të ardhshëm, për të cilin do të ketë një debat të gjerë publik hapur. Përmirësimi i mekanizmave për barazi gjinore në nivel kombëtar dhe vendor, si dhe funksionimi efikas i Qendrës Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor janë pritshmëritë nga kjo zgjidhje ligjore.

Ambasadorja Galovej rikonfirmoi mbështetjen e saj për procesin e deinstitucionalizimit dhe hartimin e shërbimeve bazuar në nevojat e komunitetit, me qëllim që fëmijët dhe familjet të marrin mbështetjen që u nevojitet. Vazhdon mbështetja e politikave në mbrojtjen e fëmijëve, përkatësisht kopshteve dhe forcimi i kapaciteteve të punonjësve në to, përmes projekteve të përbashkëta që janë duke u realizuar.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin institucional dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta aktuale dhe të ardhshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.