21.04.2022

Takimi Trençevska-Angellov: Vazhdon bashkëpunimi me Bullgarinë në fushën e punës dhe mbrojtjes sociale 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot takoi ambasadorin e Bullgarisë Angell Angellov dhe bashkëshorten e tij Biljana Angellova. Në takim u diskutua për sfidat e ndjeshme që prekin shoqërinë, si migrimi për motive punësimi, personat me aftësi të kufizuar dhe përfshirja e tyre në tregun e punës.

“Ekspertët e sektorit për integrime evropiane në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale punojnë çdo ditë në zgjidhjet e imponuara nga sfidat në fushën e migracionit për motive punësimi. Në bashkëpunim me Bullgarinë, përpjekjet e tilla i konfirmuam me Planin e veprimit dhe memorandumin për bashkëpunim në fushën e migracionit për motive punësimi, i cili e forcoi bashkëpunimin bilateral ndërmjet vendeve, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se në pjesën e bashkëpunimit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut për fëmijët me aftësi të kufizuar është jashtëzakonisht e kënaqur me mbështetjen dhe ndërtimin e qendrave për fëmijë me autizëm në Shkup dhe Ohër.

“Parimi im i punës është drejtësia, barazia dhe solidariteti për të gjithë pa dallim gjinie apo aftësie të kufizuar. Kjo është arsyeja pse politikat që ne formulojmë dhe zbatojmë janë të përqendruara tek personat me aftësi të kufizuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe duke mundësuar të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Jemi të hapur për çdo bashkëpunim që do t'u mundësojë këtyre njerëzve të fitojnë aftësi dhe në këtë mënyrë të sigurojnë një vend në tregun e punës", shtoi Trençevska.

Në fund të takimit, ambasadori dhe bashkëshortja e tij i uruan ministres punë të suksesshme në periudhën e ardhshme dhe mirënjohje për mundësinë për të diskutuar për planet e ardhshme për bashkëpunim.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.