19.04.2022

Njoftim për publikun

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon publikun se Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i dorëzuar nga Levica, është i papranueshëm dhe i fokusuar në mënyrë të sheshtë vetëm në mbështetje financiare pa marrë parasysh nevojat e tjera të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Pa analiza, zgjidhjet ligjore janë thjesht populizëm dhe asgjë më shumë. Ministria po punon për një paketë masash që do të nënkuptojnë mbështetje financiare dhe zgjidhje të qëndrueshme, e cila do të kontribuojë në avancimin real të personave me aftësi të kufizuara.

Në periudhën e kaluar si Ministri kemi qenë në komunikim intensiv me shoqatat e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në bazë të kërkesave të tyre krijojmë një paketë dhe masash të ndryshimeve që nënkuptojnë përmirësimin e situatës së fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjatë ditës së nesërme do të informojë publikun në mënyrë më të detajuar për hapat konkretë që do të ndërmarrë, në drejtim të përmirësimit të të drejtave dhe rrjedhimisht edhe për standardin jetësor të personave me aftësi të kufizuara.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.