13.04.2022

MPPS: Kujdesi dhe edukimi i fëmijëve në kopshte është në vend të parë edhe në kushtet e grevës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon opinionin se nga gjithsej 75 Institucione Publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollorë, në 25 institucione parashkollore për fëmijë sot nuk ka fare grevë. Ndërkohë në 50 institucione parashkollore një pjesë e punonjësve janë në grevë. Përkatësisht, në grevë janë rreth 45 për qind e numrit të përgjithshëm të punonjësve nga institucionet ku janë grevë.

Sipas të dhënave të ministrisë, të cilat përditësohen çdo ditë, ka një rritje prej 30 për qind të fëmijëve kujdestarë në kopshte krahasuar me ditën e djeshme.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se shërbimi inspektues ende nuk ka pranuar ankesa nga bordet e grevës për pengimin e grevës në institucionet parashkollore.

Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbeten të mendimit se dialogu social duhet të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët të përshtatshme, duke vënë në plan të parë interesat e fëmijëve, për të mos prishur procesin e kujdestarisë dhe edukimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.