09.04.2022
MPPS: Kopshtet do të vazhdojnë me aktivitetin e kujdestarisë edhe gjatë grevës
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin dhe prindërit se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve në ditët e grevës së paralajmëruar.
Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejta e patjetërsueshme e fëmijëve është që t'u sigurohet kujdes dhe arsimim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve.
Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejta e patjetërsueshme e fëmijëve është që t'u sigurohet kujdes dhe arsimim në institucionet parashkollore si formë e mbrojtjes së fëmijëve.
Me rastin e grevës së paralajmëruar të SASHK-ut në institucionet parashkollore, e cila e drejtë është e drejtë e garantuar e punëtorëve në pajtim me Kushtetutën, gjatë ushtrimit të së drejtës së grevës, punëtorët janë të obliguar që të ofrojnë kujdes dhe edukim të pandërprerë të fëmijëve të moshës parashkollore.
Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kujdesi për më të vegjlit, fëmijët është prioritet dhe mbrojtja e të drejtave të tyre është përgjegjësia jonë e përbashkët.