19.04.2022

Ejupi: Arsimi gjithëpërfshirës nënkupton sigurimin e zhvillimit të hershëm të barabartë, cilësor dhe të plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi, sot mori pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temë: “Përmirësimi i cilësisë së arsimit inkluziv për fëmijët me aftësi të kufizuara”, organizuar nga Avokati i Popullit Naser Ziberi, ku morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave.

Sekretari Shtetëror theksoi se niveli i përfshirjes së sistemit kombëtar dhe arsimit të fëmijëve është një nga treguesit bazë të përkushtimit të institucioneve të sistemit dhe të gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor në ofrimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët, pavarësisht nëse nuk kanë apo jo nevoja të veçanta arsimore.

Ai rikujtoi edhe një herë se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sekretari Shtetëror vuri në dukje se zhvillimi i politikave moderne për fëmijët me aftësi të kufizuara është i dukshëm nëpërmjet futjes së Klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit në vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.“Mënyra e re e vlerësimit braktis modelin e vjetër mjekësor të shikimit të aftësisë së kufizuar, pra e zëvendëson atë me shikimin jomjekësor që vlerëson forcat dhe aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe mbështetjen e nevojshme që duhet të marrë fëmija në sistemin arsimor që të gëzojë mundësi të barabarta si bashkëmoshatarët e tij dhe të jetë në gjendje të zhvillojë potencialin e tij”, tha Ejupi.

Ai iu referua edhe ndryshimeve legjislative në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, në të cilin nuk ka më grupe të veçanta për fëmijët me aftësi të kufizuara, por fëmijët përfshihen në grupe të rregullta arsimore duke u udhëhequr në radhë të parë nga gjithëpërfshirja në përkujdesje, e veçanërisht në edukimin e fëmijëve. Me qëllim të mbështetjes së përfshirjes së fëmijëve në sistemin e arsimit të rregullt dhe në shoqërinë në tërësi, u bënë ndryshime në Ligjin për mbrojtje sociale me të cilat u zvogëlua kufiri i moshës për përdorimin e shërbimit të asistencës personale nga 18 në 6 vjet.

Sekretari shtetëror informoi se është miratuar një qasje e re ndaj kushteve hapësinore, përkatësisht janë vendosur standarde dhe norma të reja për kopshtet, në mënyrë që hapësira në të cilën qëndrojnë fëmijët duhet të rregullohet sipas nevojave të tyre për lëvizje dhe nxitje të mësimit përmes lojës. Gjithashtu, aksesueshmëria është bërë kusht i detyrueshëm për miratimin e fondeve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për përshtatjen apo ndërtimin e kopshteve.

“Një nga kushtet më të rëndësishme për përmirësimin e gjithëpërfshirjes së arsimit parashkollor është personeli përkujdesës-edukativ dhe ngritja e njohurive për punën me fëmijët me aftësi të kufizuara, puna në grup me të gjithë fëmijët e tjerë, ngritja e gjithëpërfshirjes në këndin e lojërave dhe në të gjithë kopshtin”, tha Ejupi.

Ai theksoi se është duke u përgatitur një thirrje publike për përzgjedhjen e një kompanie konsulente ndërkombëtare për hartimin, organizimin dhe zbatimin e një program trajnimi "Mjedisi për mësim dhe gjithëpërfshirja", i cili është planifikuar të mbulojë 1500 punonjës dhe të gjithë drejtorët e kopshteve. Zbatimi i projektit “Rritja e cilësisë së edukimit dhe kujdesit parashkollor” të Programit të Veprimit të IPA 2017, me qëllim modernizimin e sistemit për karrierë dhe zhvillim profesional të stafit të kopshteve, forcimin e pjesëmarrjes së prindërve në arsimin parashkollor, veçanërisht të prindërve të fëmijëve në rrezik dhe fëmijët që janë të përjashtuar nga shoqëria.

Pranimi i diversitetit është një vlerë që ne të gjithë në mënyrë aktive duhet ta ndjekim. Vetëm atëherë shoqëria jonë do të rritet dhe zhvillohet", tha Ejupi. Ai shtoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të ofruar arsim cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuar, për një zhvillim të hershëm të barabartë, cilësor dhe të përmbushur për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.