05.11.2022

Vazhdon fushata “Zgjate dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës”

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, mori pjesë në promovimin e fushatës “Zgjate dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës”në Radovish.

Fushata “Zgjate dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës” zbatohet në vitin 2022 nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe SOS Fshati i Fëmijëve, Enti për Veprimtari Sociale, Qendrat për mbështetjen e familjeve përkujdesëse, Qendrat për Punë Sociale dhe autoritetet lokale.

“Me këtë fushata Ministria synon uljen e stigmatizimit me të cilin ballafaqohen fëmijët pa kujdesin e duhur prindëror dhe, gjithsesi, t’i informojë qytetarët dhe të rrisë numrin  e familjeve përkujdesëse, duke përfshirë mbështetje shtesë nga autoritetet lokale”, tha zv/ministri Husein dhe njëkohësisht informoi se në vendin tonë kemi 330 familje të tilla të cilat kujdesen për 579 përfitues.

Ministria për këto familje siguron kompensim mujor për shpenzimet për çdo person dhe siguron kompensim të përhershëm për një familje që kujdeset për fëmijë së paku 15 vite, si dhe ndihmë dhe mbështetje të vazhdueshme të tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.