16.11.2022

Trençevska: U përgjigjemi në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme nevojave të qytetarëve, Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara kaloi në Kuvend

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot iu drejtua të gjithë qytetarëve në lidhje me miratimin e djeshëm të Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

“Gjatë krizës ekonomike dhe energjetike, ne i hartuam me saktësi qytetarët që kanë nevojë për ndihmë dhe i veçuam: përfituesit e të drejtës së sigurisë sociale për të moshuarit; përfituesit e shtesës së veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, përfituesit me aftësi të kufizuara dhe ndryshimet e përhershme shëndetësore, të cilët shfrytëzojnë shtesë për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër dhe nuk përdorin të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa nevoja për një ekzaminim kontrolli. Prindërit e vetëm të cilët janë të regjistruar përfitues të ndihmës së garantuar minimale, përfitues të së drejtës për pension deri në 14.000 denarë, përfitues të së drejtës për kompensim të dëmit fizik dhe persona të papunë-përfitues të së drejtës për sigurim material në formë të kompensimit monetar. Këta janë personat që do të marrin ndihmë nga shteti në 4 muajt e ardhshëm sipas dekreteve të ligjit”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se të gjithë ata që bëjnë pjesë në kategoritë e përmendura dhe janë përfitues aktivë të të njëjtave, nuk kanë nevojë të aplikojnë për ndihmë financiare nga shteti dhe tha se listat do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. 

“Në fund dua t'u them të gjithë qytetarëve se ne si Qeveri kujdesemi dhe përpiqemi çdo ditë për qytetarët. Për ne, qytetarë të sigurt financiarisht nënkuptojnë një vend të suksesshëm dhe veprimet dhe aktivitetet tona janë pikërisht në atë drejtim. Ne vazhdojmë të monitorojmë gjendjen e kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ju siguroj se jemi pranë jush, sepse qytetarët e kënaqur janë bërthamë solide për një shtet të suksesshëm”, theksoi Trençevska në fund të fjalës së saj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.