22.11.2022

Trençevska: Sfida e dhunës me bazë gjinore ndaj grave nuk është vetëm personale, ajo është thellësisht sociale, kulturore dhe shoqërore dhe kërkon zgjidhje komplekse

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në konferencën përmbyllëse: “Kujdesu burrërisht – Nga vetëdija  deri te përfshirja”, organizuar nga Hera – Shoqata për Edukim Shëndetësor dhe Kërkime, e cila është partnere afatgjate e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në vendosjen e barazisë gjinore.

Ministrja Trençevska nënvizoi se Ministria në bashkëpunim me shoqatën “Hera”, e cila është një organizatë e kamotshme, vazhdojnë së bashku t'i hartojnë sfidat dhe të punojnë për t'iu përgjigjur atyre me zgjidhje të shpejta dhe sistematike. 

“Sfida e dhunës me bazë gjinore ndaj grave nuk është vetëm sfidë personale. Ajo është thellësisht sociale, kulturore dhe shoqërore dhe për këtë arsye kërkon zgjidhje komplekse, për të cilën ne si Qeveri jemi të gatshëm t'i përgjigjemi. Sfida është hartuar shumë kohë më parë dhe hapi i parë është bërë në vitin 2017 kur u miratua “Konventa e Stambollit” dhe me atë procedurë tashmë ishim të sigurt se do të fillonin ndryshimet”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se për të parandaluar çdo lloj dhune nevojitet rehabilitim, edukim, por edhe mbështetje si për viktimën ashtu edhe për autorët e dhunës. Ajo shprehu besimin e saj se veprimet e sjelljes mund të ndryshohen dhe se një autor dhune  nuk duhet të jetë sërish dhunues, sepse çdo individ mund të jetë një version më i mirë i vetes çdo ditë.

“Si qeveri kemi krijuar 10 qendra të specializuara këshillimi për gratë - viktima të dhunës dhe dhunës në familje, si dhe 8 qendra  të specializuara për trajtim  psiko-social të autorëve të dhunës në familje. Këto këshillimore të specializuara këshillimi janë një hap drejt një të nesërme ndryshe. Kjo është mënyra se si do ta mbrojmë viktimën nga sulmet e përsëritura, por do të ndryshojmë edhe drejtimin e jetës së dikujt”, tha  Trençevska.

Ministrja theksoi se është e dukshme nevoja për të punuar më shumë në parandalimin e dhunës, si dhe përfshirje më të madhe të burrave dhe djemve në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. 

“Angazhimi ynë si Ministri është promovimi i të drejtave të njeriut, barazisë dhe luftës kundër çdo lloj dhune. Është e rëndësishme të bashkëpunohet dhe të ndërtohet një partneritet me sektorin joqeveritar, shoqatat e qytetarëve, përmes të cilit bashkëpunim zhvillohet dhe përmirësohet reagimi kombëtar në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Konferencës së sotme i paraprijnë aktivitete që synojnë përfshirjen e burrave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe punën me dhunuesit që kanë në fokus sigurinë e viktimës.

Në manifestim, përveç ministres Trençevska dhe drejtorit të shoqatës “Hera”, Bojan Jovanovski, fjalim mbajtën edhe Harald Fuger, atashe për Maqedoninë e Veriut, Ministria e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve të Austrisë, Tanja Ivanova, kryetare e “Reaktor” dhe Eli Skambor, drejtoreshë e Shoqatës  për Çështje të Burrave dhe Gjinore “Strija”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.