24.11.2022

Trençevska: Ne e përmirësojmë pozitën e gruas në tregun e punës, barazia gjinore në sektorin privat është një shans për rritje dhe zhvillim profesional për çdo grua

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë në ngjarjen me titull “Përforcimi i pozitave të grave në sektorin privat”, organizuar nga Fabrika e duhanit “Filip Moris” Prilep, si anëtare e Aleancës për Barazi Gjinore pranë Asociacionit e-tregti.  

Kjo ngjarje iu kushtua nismës për mundësi të barabarta, përfaqësim të barabartë dhe vlerësim të barabartë të punës duke promovuar rëndësinë e barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Me këtë rast, ministrja Trençevska në fjalimin e saj para të pranishmëve, veçanërisht grave që janë pjesë e sektorit privat, shprehu respekt për këmbënguljen dhe luftën e tyre për barazi gjinore në vendin e punës dhe theksoi se ato janë shembull i lojërave dhe rregullave të reja, si dhe motivim për të gjitha femrat. 

“Secili prej jush, besoj, e njeh angazhimin tim për promovimin e barazisë gjinore në shoqërinë tonë, për përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe për zhvillimin personal të grave, për paga të barabarta për gratë, por edhe për mundësi të barabarta. Prandaj Ju drejtohem para së gjithash si një grua, një grua që beson në fuqinë e gruas, në kapacitetet dhe cilësitë e saj. Si ministre, me krenari do t'ju kisha thënë se gratë janë prioritet në çdo vendim që marr, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin e tyre në tregun e punës. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e fuqizimit ekonomik të çdo gruaje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Trençevska.

Ministrja theksoi se Ministria po punon me përkushtim në zhvillimin e programeve dhe masave që mbështesin punësimin. Njëkohësisht, ajo informoi se në më pak se 2 vjet, përmes masave të Planit Operativ për programet dhe masat aktive janë punësuar 3370 gra dhe 6035 gra kanë fituar aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara në tregun e punës, pra pothuajse 10,000 gra janë të punësuara ose të aftësuara për punë.

“Grantet për vetëpunësim janë padyshim masa më tërheqëse për gratë. Pikërisht bizneset e tyre të reja novatore, të mbështetura nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, por edhe nga ju, gjatë zhvillimit të tyre kontribuojnë në një klimë të re biznesi, në nxitjen e konkurrencës, në fuqizimin e grave të tjera. Pikërisht idetë, përpjekjet e tyre, por edhe nevoja për rrjetëzim janë të përfshira në Strategjinë për Zhvillimin e Sipërmarrjes së Grave, e cila duhet të promovojë fuqizimin ekonomik të grave duke krijuar një klimë të favorshme biznesi dhe duke ofruar mbështetje për zhvillimin e potencialit të tyre sipërmarrës, me çka do të kontribuohet në zhvillimin e ndërmarrjeve ekzistuese dhe hapjen e ndërmarrjeve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës dhe me këtë forcimin e ekonomisë së përgjithshme”, porositi Trençevska.

Ministrja informoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar  në përpilimin e propozim-ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, i cili do të synojë pikërisht në përmirësimin e të drejtave dhe kushteve të punëtorëve. 

“Ligji parashikon vendosjen e tre llojeve të mungesës, përveç mbrojtjes, ka për qëllim barazimin e rolit të nënës dhe babait, respektivisht burrit dhe gruas gjatë periudhës së rritjes së fëmijës ose fëmijëve. Për më tepër, do të parashikohet mundësia e formave fleksibile të punës, të cilat do t'u mundësojnë të dy prindërve të punojnë në mënyrë fleksibile, për kujdesin e fëmijës, në formën e punës me kohë të pjesshme, orar të përshtatur ose punë në distancë. me nevojat e tij për përkujdesje ndaj fëmijës dhe nevojat e punëdhënësit lidhur me procesin e punës”, theksoi Trençevska.

Ajo nënvizoi se në këtë mënyrë punëtorja-nënë do të ketë mundësi sikurse babai-punëtor të jetë e barabartë në kryerjen e detyrave prindërore, përfshirë të drejtën për zhvillim të barabartë profesional. 

“Ndjej nevojën, në prag të nisjes së fushatës 16-ditore të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave se pikërisht gra të qëndrueshme ekonomikisht, të sigurta në vetvete dhe të guximshme janë ato që qëndrojnë me guxim për veten, për fëmijët e tyre  kundër çdo forme të dhunës me të cilën mund të përballen. Kjo është arsyeja pse ju dhe historitë tuaja janë të rëndësishme për ne, krahët tuaj të hapur për mbështetje, por edhe vizioni juaj për barazi”, tha Trençevska.

Ministrja shprehu besimin se aktivitetet e Ministrisë dhe angazhimi i saj personal për përmirësimin e pozitës së gruas në tregun e punës do të jenë motivim i mjaftueshëm për të gjithë që të vazhdojnë promovimin e barazisë në sektorin privat dhe hartimin e rregullave më të mira për rritjen dhe zhvillimin profesional të grave, pikërisht aty ku burrat kanë harruar ta bëjnë këtë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.