03.11.2022

Trençevska: Mbështetja juaj si Ambasadë e Mbretërisë së Suedisë është e një rëndësie të veçantë për ne si shtet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar takim protokollar me ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Jain. Në takim u diskutua për mbështetjen e Mbretërisë së Suedisë dhe Ambasadës që ajo i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks të veçantë për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian. Si tema të bisedës ishin barazia gjinore si dhe përforcimi i kapaciteteve të grave me qëllim të përfshirjes më të lehtë dhe më të madhe të tyre në tregun e punës.

“Ju faleminderit për mbështetjen që keni treguar kur bëhet fjalë për çështjen e hyrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Si shtet jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha hapat për të siguruar një standard më të mirë të jetesës për qytetarët tanë, i cili garantohet me anëtarësimin në BE”, tha Trençevska.

Ambasadorja theksoi se barazia gjinore dhe mundësimi i të gjitha grave për t'iu bashkuar tregut të punës është e një rëndësie të veçantë për shtetin. Ajo theksoi se kjo ndikon veçanërisht në forcimin e ekonomisë.

“Ne si qeveri jemi të përkushtuar që përmes programit për zhvillim të balancuar rajonal të rrisim kapacitetet e kopshteve, veçanërisht në zonat rurale, dhe në këtë mënyrë ndikojmë drejtpërdrejt në rritjen e mundësive të grave për pjesëmarrje aktive në tregun e punës në të gjitha rajonet e vendit. Për ne është e një rëndësie të veçantë që çdo grua të jetë e pavarur ekonomikisht dhe materialisht”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se me ndryshimet e reja në Ligjin për marrëdhëniet e punës, do të ketë ndryshime në pjesën e pushimit të lehonisë, të cilat në mënyrë të barabartë do t'u mundësojnë burrave dhe grave që të marrin pushim nga puna duke shfrytëzuar mundësinë për pushim prindëror për babanë dhe nënën.

Në fund të takimit, të pranishmit e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm dhe theksuan se ai do të vazhdojë më intensivisht në periudhën e ardhshme, veçanërisht gjatë presidencës së Republikës së Suedisë me Bashkimin Evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.