21.11.2022

Trençevska: Investimi tek të vegjlit është investim në të ardhmen tonë, u hap kopshti i parë në Çuçer Sandevë për 110 fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryeministrin Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetarin e komunës së Çuçer Sandevës, Sashko Komnenoviq, në prani të punonjësve, prindërve dhe mysafirëve të tjerë zyrtarisht e hapën kopshtin e parë të ri “Milo moe”, në Komunën Çuçer Sandevë.

Me këtë rast, kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski theksoi se Qeveria vazhdon në synimin e saj që fëmijëve t'u ofrojë kushte më të mira për rritje dhe zhvillim, pavarësisht nëse jetojnë në zona urbane apo rurale.

“Duke investuar në kopshte të reja hapim vende të reja pune, që nënkupton edhe zhvillim ekonomik të komunës apo vendbanimit, krijojmë kushte që qytetarët të kenë mundësi për prosperitet dhe zhvillim për veten dhe fëmijët e tyre, në vendin ku ata jetojnë. Nuk i kemi harruar edukatoret, përkëdhelëset, stafin teknik, të gjithë ata që kujdesen me profesionalizëm dhe përgjegjësi për fëmijët. Si rezultat i politikave të kësaj Qeverie, punonjësit në kopshte morën pagë 21% më të lartë dhe me Marrëveshjen Kolektive për punonjësit e kësaj veprimtarie, paga e edukatoreve, përkëdhelëseve dhe stafit profesional në kopshte nga shtatori është rritur me 15%”, theksoi Kovaçevski.

Ministrja Trençevska e filloi fjalimin me një thënie të vjetër:

“Silluni mirë me Tokën, nuk e keni trashëguar nga prindërit, por e keni huazuar nga fëmijët tuaj”. Në fakt, ne huazojmë gjithçka nga brezat e ardhshëm. E ardhmja e shoqërisë varet nga mençuria që ne u përcjellim fëmijëve tanë sot. Nga ajo se sa investojmë sot, mund të presim se sa do të marrim nesër. Investimi tek më të vegjlit tanë është investim për të ardhmen. Prandaj, si Qeveri dhe Ministri e linjës, investimi në mbrojtjen e fëmijëve është fokusi i punës sonë”, theksoi Trençevska.

Në aktivitetet ndërtimore, përveç komunës Çuçer Sandevë me 11 milionë denarë, merr pjesë edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me 8 milionë denarë, ndërsa ministria nga buxheti ndau 7,5 milionë denarë për pajisje.

Kryetari Komnenoviq theksoi se fëmijët janë gjëja dhe arsyeja më e vlefshme për të investuar në komunë, për të siguruar një vend më të mirë për të jetuar. “Në vitin e kaluar komuna ka punuar intensivisht për nevojat e më të vegjëlve, kemi ndërtuar kënde lojërash për fëmijë dhe fusha për aktivitete sportive”, tha Komnenoviq.

Ai shprehu mirënjohje për Qeverinë e RMV-së për vendimin për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike, gjegjësisht kopshtet të përdorin energjinë me çmim të njëjtë si amvisëritë. Drejtoresha e IPKKF “Milo moe”, Irena Piguliq, u shpreh e kënaqur me hapjen e kopshtit të parë në komunën e Çuçer Sandevës.
 “Me vënien në përdorim të kopshtit  të parë në komunën Çuçer Sandevë, në realizimin e të cilit morën pjesë komuna dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, u zgjidh një problem i kamotshëm i banorëve të Komunës, dhe në të njëjtën kohë më të vegjëlve iu sigurua një kënd fëmijësh, i ngrohtë, argëtues dhe edukativ”, tha Piguliq.

Kopshti i ri “Milo moe” në komunën Çuçer Sandevë ka një sipërfaqe prej 960 m2 dhe oborr të rrethuar prej 7000 m2. Ka kapacitet për t'u kujdesur për 110 fëmijë, të cilët do të përfshihen në pesë grupe deri në moshën 6 vjeç.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.