02.11.2022

Trençevska: I dokumentuam momentet e zhvillimit të reformës më të madhe sociale dhe ia dolëm të lëmë trashëgimi artistike 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dje së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SHT Dejvid Gir morën pjesë në premierën e filmit dokumentar “Bellasica”, që u zhvillua në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Filmi është me regji të Marija Apçevskës, dhe në produksion ishin përfshirë kinematografët Gjorgji Klinçarov dhe Fejmi Daut, montazheri Goran Vukiç dhe dizajni i zërit Igor Popovski.

Në kinosallën e tejmbushur, premierën e hapën ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe SHT, Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.

“Për mua, për ne, deinstitucionalizimi nuk do të thoshte kurrë vetëm një projekt dhe nuk është thjesht një politikë, është empati, është kujdes, është dëshmi se jemi të gjithë njësoj. Besoj se emocioni që e përshkruan këtë film do të jetë një konfirmim i gjithçkaje që po them.

Rruga nga dita në ditë është e njëjtë për të gjithë ne! Kur i siguruam të njëjtat kushte dhe mundësi, dëshmuam se dinjiteti dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë janë në radhë të parë”, tha Trençevska.

Ministrja tregoi se ndihet krenare që reforma u dokumentua përmes filmit “Bellasica” dhe se u dokumentuan momentet e zhvillimit të reformës më të madhe sociale në vend.

Në fjalën e tij, ambasadori David Gir theksoi se dokumentari “Bellasica” është prodhuar përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështet modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale.

“Për tre vitet e fundit, projekti i ka ndihmuar institucionet relevante të adresojnë nevojat e personave me aftësi të kufizuara dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për këto nevoja”, tha Gir.

Ai shtoi se ekipi që qëndron pas këtij filmi dëshmon se e vetmja gjë që ka rëndësi për personat me aftësi të kufizuar është se ata trajtohen në mënyrë të barabartë.

Dokumentari “Bellasica” i identifikon përfitimet e deinstitucionalizimit dhe zbulon fuqinë e komunitetit për të siguruar që të gjithë të kenë të drejtë të barabartë për gjërat e thjeshta që ofrojnë një shans për lumturi. Filmi u prodhua në kuadër të projektit “Mbështetje për modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale”, që e realizoi “Eptisa” në bashkëpunim me KARE, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në dobi të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

.
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.