25.11.2022

Trençevska: Bashkëpunimi me UNFPA në përgatitjen e strategjisë së re të politikave demografike është e një rëndësie të madhe, ne krijojmë politika në nivel kombëtar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot këshilltarin rajonal të UNFPA-së për ekonomi dhe demografi nga zyra e Stambollit dhe ekipin e popullsisë dhe zhvillimit nga Nju Jorku, Majkëll Herman, shefen e zyrës në Shkup, Afrodita Shala dhe pjesë e ekipit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në vend.

Në takim u diskutua për përgatitjen e Strategjisë së re për politikat demografike të Maqedonisë së Veriut, e cila është e një rëndësie të madhe si dokument që identifikon fushat prioritare dhe udhëzimet për përmirësimin e trendeve ekzistuese demografike përmes zbatimit të politikave afatgjate dhe fushave të veprimit që  ndikojnë direkt ose indirekt në zhvillimin demografik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në përgatitjen e strategjisë do të kenë rëndësi të madhe informacionet nga të gjitha ministritë, sepse është një strategji kombëtare dhe të gjitha fushat janë të rëndësishme. Analiza nga regjistrimi i popullsisë dhe analiza mbi të cilat një konsulent i punësuar nga Zyra e UNFPA-së është duke punuar për të kryer një revizion të zbatimit të Strategjisë kombëtare për politikat demografike 2015-2024, ku është përfshirë edhe Njësia për Analizë, Planifikim dhe Zhvillim të Politikave Demografike të Ministrisë, do të jenë një kontribut i rëndësishëm për përgatitjen e Strategjisë. Ajo duhet të harmonizohet me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Strategjinë për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor”, theksoi ministrja Trençevska.

Ministrja  theksoi se rezultati përfundimtar është përgatitja e një strategjie të bazuar në të dhëna reale demografike, si të dhënat për migrimin, plakjen e popullsisë, natalitetin dhe që do të japë udhëzime reale në ndërtimin e politikave që lidhen me të gjithë popullsinë në vend. Politikat që lidhen me shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, shërbimet sociale, punësimin, barazinë gjinore në të gjitha sferat e shoqërisë.

Versioni përfundimtar i Strategjisë për demografi duhet të kalojë në procesin e miratimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me konkluzione dhe detyrime për të gjitha institucionet.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.