28.11.2022
Takimi Trençevska-Rana: Krijimi i bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Indisë do të sjellë përfitime për qytetarët e të dy vendeve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi takim me SH.T. ambasadorin e Indisë, Sanxhai Rana, me seli në Republikën e Bullgarisë.
Në takim u diskutua për fushat e bashkëpunimit që mund të vendosen mes dy vendeve, mbrojtja sociale e fëmijëve, marrëdhëniet e punës, papunësia, sistemi i pensioneve dhe migracioni.
Ministrja Trençevska e informoi ambasadorin Rana për reformën sociale që është zbatuar që nga viti 2019 dhe e cila ka sjellë përfitime të shumta për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, si dhe masat kundër krizës që nënkuptojnë mbështetje për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë në kohë krize.
Ajo ka informuar edhe për përgatitjen e Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës, I cili është në fazën përfundimtare, dhe ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të punës, një zgjidhje ligjore që krijohet me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës në shoqëri.
Ambasadori Rana ka iniciuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e marrëdhënieve të punës, përkatësisht nënshkrimin e një deklarate për bashkëpunim në fushën e punës, për qytetarët e të dy vendeve.
Ambasadori indian shprehu mbështetjen për procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe besimin në vendosjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.