28.11.2022

Takim Trençevska-Val:Vazhdon të përforcohet bashkëpunimi me Misionin e OSBE

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar Shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val  dhe ekipin e tij.

Barazia gjinore, antidiskriminimi, personat pa dokumente personale, masat kundër krizës dhe masat për rritjen e punësimit ishin temat kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm.

Ministrja Trençevska informoi për Ligjin e ri për barazi gjinore, për të cilin tashmë janë duke u zhvilluar debate publike dhe e theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme nga OSBE-ja në përgatitjen e akteve nënligjore. Ministrja foli edhe për themelimin e Sekretariatit për Barazi Gjinore në kuadër të Qeverisë dhe pjesë e Programit të Qeverisë për 2022-2024, si organ më i lartë dhe përgjegjës për të gjitha çështjet në fushën e barazisë gjinore.

Në takim u diskutua edhe për antidiskriminimin dhe funksionimin e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si organ i pavarur dhe që punon në përputhje me kompetencat e përcaktuara me ligj, vepron sipas ankesave, jep mendime dhe rekomandime për raste të veçanta të diskriminimit.

U diskutua edhe për programin e mentorimit për gratë në administratë që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, nga e cila doli brezi i parë i grave mentore dhe grave të mentoruara, qëllimi i të cilave është fuqizimi i grave me njëra-tjetrën, si dhe transferimi i njohurive të fituara më parë.

U hap edhe çështja e personave të pa regjistruar në Librin amzë të të lindurve. Përgatitja e Ligjit për personat që nuk janë të regjistruar në Librin amzë të të lindurve është shembull i vendosmërisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar këtë kategori të personave të cilët nuk mund t'i ushtrojnë të drejtat e tyre të njeriut për shkak të mungesës së dokumenteve.

Për këtë qëllim është hapur një thirrje publike për të gjithë personat që nuk janë të regjistruar në Librat Amzë për të ardhur në njësitë rajonale të Drejtorisë, si dhe me institucionet e tjera të sistemit, si MPB-ja, Drejtoria Për Udhëheqjen e Librave Amzë dhe Qendrave për punë sociale, u krijuan ekipe lokale të mobilizuara me qëllim të vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta me personat që nuk janë të regjistruar. Veçanërisht i rëndësishëm ishte dhe është bashkëpunimi me shoqatat civile, me ndihmën e të cilave u bë Regjistri Elektronik i Posaçëm për këta persona.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për masat kundër krizës, ku ministrja informoi se është miratuar Ligji i ri për përkrahje financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve për përballimin e krizës energjetike, si dhe janë përcaktuar kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, përfituesit e të drejtës së sigurisë sociale për të moshuarit, të një kompensimi të veçantë, të së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, me aftësi të kufizuar dhe ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët shfrytëzojnë kompensimin për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër dhe nuk shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për kontroll shëndetësor, prindër të vetëm të cilët janë të regjistruar përfitues të ndihmës së garantuar minimale, shfrytëzues të së drejtës për pension deri në 14.000 denarë, përfitues të së drejtës në kompensim të dëmit fizik dhe persona të papunë-përfitues. të së drejtës për siguri materiale në formën e kompensimit në të holla. Në këtë paketë hyjnë rreth 200 mijë qytetarë.

Krahas këtyre masave, kategoritë e rrezikuara, si përfituesit e NGM-së dhe të sigurisë sociale për të moshuarit, përfitojnë edhe kompensim për energjensa në muajt tetor - mars. Bëhet fjalë për rreth 50.000 persona që marrin nga 1.000 denarë në llogarinë e tyre.

“Fokusi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në vitin 2023 do të jetë aktivizimi i përfituesve të Ndihmës së Garantuar Minimale në tregun e punës. Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për njerëz që janë fuqi punëtore me kualifikim të ulët dhe nga ana e punëdhënësve punëtorë të tillë paraqesin mungesë në tregun e punës. Për të ndalur varfërinë transgjenerative”, tha Trençevska.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se bashkëpunimi i deritanishëm do të vazhdojë dhe do të forcohet në fushat në kompetencë të Ministrisë dhe është në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.