07.11.2022
Husein: Ne si institucion e respektojmë kornizën ligjore dhe përgjigjemi sipas saj
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, ka takuar sot përfaqësuesin e Koalicionit “Menuvame”, Suared Alishan. Në takim u diskutua për propozimet e Koalicionit “Menuvame” lidhur me rritjen e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe lidhjen e saj me pagën mesatare.
“Në periudhën e kaluar kemi miratuar masa kundër krizës me të cilat personat me aftësi të kufizuara do të marrin 3000 denarë për 4 muaj. Javën e kaluar, me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, shtesa e posaçme është rritur për 15%. Si Qeveri dhe Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, ne vazhdimisht bëjmë përpjekje për përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe me veprimet tona dëshmojmë se i dëgjojmë kërkesat e tyre”, tha Husein.
Lidhur me propozimet e Alishanit, zëvendësministri Husein tha se çdo gjë që bie në kornizën ligjore mund të merret në konsideratë.
“Shtesa e aftësisë së kufizuar rritet sipas rritjes së shpenzimeve, kjo është një kornizë ligjore nga e cila është e pamundur të dalësh. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i krijon politikat dhe masat e saj në përputhje me ligjet e miratuara”, tha Husein.
Deputeti nënvizoi se si shoqata duhet t’i harmonizojnë kërkesat që i kanë për personat me shikim të dëmtuar dhe do të mund të veprohet sipas kërkesave.
Në fund të takimit, zëvendësministri tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e hapur për bashkëpunim dhe është gjithmonë aty për qytetarët dhe nevojat e tyre. Ai shtoi se zgjidhja më e mirë mund të bëhet vetëm përmes një dialogu të vazhdueshëm nga i cili do të përfitojnë përfituesit.