16.11.2022

Trençevska: Mbështetja dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e migracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore me R. e Austrisë ka një rëndësi të madhe për ne si shtet

Në margjinat e konferencës ministrore “Menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Shkup, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me sekretarin shtetëror të MPB-së dhe Koordinatorin Nacional për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe migrimit të paligjshëm, Magdalena Nestorovska, patëm takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Georg Vucas dhe ambasadoren SH.S. Petra Shnebauer, nga Ministria e Punëve të Jashtme  e Republikës së Austrisë dhe Koordinatore Kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në fokus të takimit të sotëm mes dy palëve ishin politikat e migracionit, zgjidhjet ligjore, aktivitetet e kaluara dhe të ardhshme në fushën e migracionit, si dhe shkëmbimi i përvojave që do të kontribuojnë në përballimin e sfidave dhe tendencave të reja të migracionit.

Ministrja Trençevska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si bartëse kryesore e të drejtave socio-ekonomike, ka përgjegjësinë më të madhe për sigurimin e qasjes së refugjatëve dhe personave nën mbrojtje subsidiare në shërbimet sociale, strehimin, punësimin dhe sigurimin shëndetësor.

“Këto të drejta garantohen me ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale dhe Ligjin për sigurim shëndetësor, me të cilat personat nën mbrojtje ndërkombëtare janë të barabartë me qytetarët e Maqedonisë për qasje në të drejta. Derisa vetë procedura vazhdon, azilkërkuesit vendosen në Qendrën e vetme për pritjen e azilkërkuesve, e cila është institucion në kuadër të sistemit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi Trençevska.

Në takim u diskutua për përmirësimin e kushteve në qendrat e strehimit, të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ambasadorët e Austrisë i dërguan ftesë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për një vizitë pune në Republikën e Austrisë, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e migracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Të dyja palët shprehën besimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të tyre, me theks të veçantë tek migrimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore, si një çështje veçanërisht e rëndësishme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.