21.03.2021

Trençevska viziton kopshtin “Goce Dellçev” në Vinicë: Investimi në kapitalin njerëzor, te fëmijët, është investimi më i mirë për çdo vend 

“Është një gëzim i vërtetë për mua çdo moment i kaluar me më të vegjlit, në shoqërinë tonë, fëmijët. Ata janë e ardhmja jonë dhe çdo investim në to është investim në të ardhmen, në krijimin e një shoqërie më të mirë dhe më humane për të gjithë. Një shoqëri që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, nga mosha më e re e deri tek ajo më e pjekura”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska gjatë vizitës në kopshtin e fëmijëve “Goce Dellçev” në Komunën e Vinicës. Në shenjë të ardhjes së pranverës, fëmijët e kopshtit përgatitën lojë për fëmijë dhe së bashku me ministren Trençevska dhe kryetarin e komunës së Vinicës.

Mile Petkov, mbollën pemë dhe lule në oborrin e kopshtit. Ministrja theksoi se aktivitete të tilla kontribuojnë që fëmijët përmes lojës të mësojnë se si të kujdesen për mjedisin e tyre, si të mbrojnë natyrën dhe sa e rëndësishme është ajo për shëndetin e tyre dhe të njerëzve të tjerë.

 

“Ne si Ministri përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve në vazhdimësi po punojmë në ofrimin e edukimit cilësor, forcimin e kompetencave të stafit profesional me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve parashkollore, përmes metodave dhe mjeteve të reja dhe inovative për zhvillimin e fëmijëve”, tha Trençevska.

 

Në Komunën e Vinicës funksionojnë pesë kopshte fëmijësh, dy prej të cilave në zonat urbane dhe tre në zonat rurale, me gjithsej 330 fëmijë. Mundësia e zgjerimit të kapaciteteve hapësinore, me qëllim të përfshirjes së më shumë fëmijëve në procesin e edukimit parashkollor, ishte pjesë e bisedimeve gjatë vizitës së sotme në kopshtin e fëmijëve. Kryetari i Komunës së Vinicës, Mile Petkov theksoi se qytetarët dhe cilësia e jetës së secilit në komunë është prioritet. Prandaj, vetëqeverisja lokale vazhdon të investojë në projekte që do të nënkuptojnë përparim në mbrojtjen e fëmijëve dhe sociale. Ministrja theksoi se Ministria i mirëpret dhe mbështet të gjitha iniciativat për zgjerimin e kapaciteteve të kopshteve, si dhe e inkurajon komunën e Vinicës që të paraqesë kërkesë dhe projekt në Ministri.

 

Që nga viti 2017 janë ndërtuar 65 kopshte të reja, ku janë përfshirë 3.850 fëmijë në edukimin parashkollor. Është planifikuar hapja e 12 kopshteve të reja dhe përfshirja e 1450 fëmijëve të rinj.

“Investimi në kapitalin njerëzor, te fëmijët parashkollorë është investimi më i mirë për çdo vend. Prandaj, vazhdojmë me investime në të ardhmen e vendit, nënvizoi ministrja Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.