17.03.2022

Trençevska vizitoi dy familje në Prilep dhe një në Krivogashtan: Që të ecim së bashku kemi përmirësuar sistemin e shërbimeve sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trenchevska, sot vizitoi dy familje në Prilep dhe një në Krivogashtan, të cilat janë përfituese të masave të mbrojtjes sociale. Familja gjashtë anëtarëshe e Shengyl dhe Erxhan Kurtishovi është përfituese e asistencës minimale të garantuar, kujdesit për fëmijët dhe ndihmës arsimore. Masat janë pjesë e reformave të Ligjit për Mbrojtjen Sociale, të cilat ofrojnë një përgjigje efektive në fushën e kujdesit, veçanërisht për fëmijët në rrezik. Në Prilep, rreth 2.700 qytetarë janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, e cila ndihmon familjet në rrezik duke përmirësuar sistemin e shërbimeve sociale, të cilat bëhen të aksesueshme dhe të afërta me qytetarët.

Ministrja Trençevska vizitoi edhe shtëpinë e Mirka dhe Jovan Stoleskit të cilët janë shfrytëzues të së drejtës në kompensim të përhershëm për prindërit që kujdesen për fëmijë me aftësi të kufizuara deri në 26 vjet. Në Prilep këtë taksë e përdorin 550 qytetarë.

“Qeveria sot miratoi ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale, të cilat nga Qeveria do të kalojnë në procedurë parlamentare që me pagesën në muajin prill të ndihmës minimale të garantuar, këta qytetarë të marrin mbështetje financiare prej 1.000 denarë në llogarinë e tyre. Me pakon prej 26 masash, qeveria shpreh shqetësim për të gjithë, aq më tepër që ato synojnë të ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Për masën e mbështetjes financiare prej 1.000 denarë për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, në tre muajt e ardhshëm të pakos kundër krizës e cila kap vlerën prej 400 milionë euro, do të ndahen rreth njëqind e dhjetë milionë denarë. Kjo masë nënkupton se 36.000 amvisëri në muajt mars, prill dhe maj do të marrin gjithsej 3.000 denarë më shumë në buxhetin familjar. Me këto mjete po u ndihmojmë përfituesve të ndihmës minimale të garantuar në zbutjen e pasojave të krizës në standardin e tyre jetësor”, tha ministrja Trençevska.

Në fshatin Prilep, Krivogashtan, ministrja Trençevska vizitoi edhe familjen e Stevka dhe Bllagoja Dunimagloski. Gjatë vizitës ata e informuan se kanë më shumë se dy vite që marrin sigurime shoqërore për të moshuarit (pension social).

“Me reformat e mbrojtjes sociale nga viti 2019, ne kemi futur të drejtën e sigurimeve shoqërore për të moshuarit, të quajtur përgjithësisht pension social. Këtë të drejtë e shfrytëzojnë qytetarët të cilët në asnjë mënyrë nuk e ushtrojnë të drejtën e pensionit dhe janë të pasiguruar materialisht. Këtyre 65-vjeçarëve u kemi mundësuar të fitojnë të drejtën e pensionit social. Krijojmë politika që së bashku të ecim drejt një shoqërie më të mirë”, tha ministrja Trençevska.

Të drejtën në pension social, e cila është 6.317 denarë, e shfrytëzojnë 10.028 qytetarë në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.