31.03.2022

Trençevska u takua me deputetë nga Republika e Taxhikistanit: Koncepti gjinor në politikat buxhetore kontribuon në mundësi të barabarta për burrat dhe gratë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot takoi deputetët e Kuvendit të Republikës së Taxhikistanit. Vizita studimore është pjesë e "Shkëmbimit të praktikave të mira për integrimin gjinor dhe forcimin e rolit të grave në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut". Takimi u zhvillua në Qendrën Burimore, për të cilën ministrja u shpreh krenare veçanërisht, pasi përveç vendit tonë, në botë ka vetëm dy të tjera, në Marok dhe Kore. Ministrja informoi deputetët se pret që Qendra Burimore të shndërrohet në një qendër rajonale për forcimin e kapaciteteve për krijimin e politikave gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, për vendet e rajonit dhe më gjerë. Ajo theksoi se qëllimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është të krijojë një sistem që do të adresojë me sukses çështjet që kanë të bëjnë me tema të ndjeshme gjinore.

“Qëllimi ynë parësor është të futim konceptin gjinor në politikat buxhetore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe të krijojmë një buxhet të ndjeshëm gjinor, nga i cili do të përfitojnë në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Buxhetet e përgjegjshme gjinore janë kyçe për krijimin e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat. E vetmja mënyrë për të treguar se përkushtimi ynë për barazi gjinore është real, dhe jo deklarativ, është që buxhetet të bëhen të përgjegjshme gjinore”, tha ministrja Trençevska.

Deputetet nga “Aleanca e deputeteve në Taxhikistan”, informoi se roli i grave në shoqërinë e tyre po rritet çdo ditë dhe se ato tani kanë dy gra - ministre, pesë kryetare bashkie dhe 17 nga 63 anëtarët e parlamentit. Ata u interesuan edhe për numrin e grave të punësuara në sektorin shtetëror dhe privat në vendin tonë, por edhe për zgjidhjet ligjore me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut promovon pozitën e gruas.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.