24.03.2022

Trençevska-Silvestri: Bashkëpunimi me Italinë është i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trencevska sot ka pasur takim protokollar me ambasadorin e Republikës së Italisë Andrea Silvestri. Në takim u hapën disa tema, duke përfshirë Ligjin për Barazinë Gjinore, për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, si dhe për të drejtat e komunitetit LGBT. 

Ministrja tha se bashkëpunimi me Italinë është i rëndësishëm për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, veçanërisht në fushën e harmonizimit të legjislacionit. Lidhur me Ligjin për Barazi Gjinore, ajo informoi se sot është formuar një grup pune i përbërë nga ekspertë, nga i cili pret që deri në qershor të jetë gati draft-versioni përfundimtar, në mënyrë që ligji të miratohet deri në fund të vitit. 

“Qeveria po punon shumë për t'u marrë me krizën ekonomike, energjetike dhe krizën e shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, ajo e ngriti pagën minimale në 18.000 denarë, e ndryshoi mënyrën e harmonizimit të pensioneve dhe hapi dialog për harmonizimin e pagave tjera me pagën minimale”, tha ministrja Trençevska.

Sipas ministres Trençevska, vendi është gati të pranojë njerëzit që largohen nga zonat e përfshira në luftë në Ukrainë. 

Ambasadorja Silvestre u interesua për realizimin e projektit për ndërtimin e banesave dhe rinovimin e shtëpive për popullatën rome, që realizohet nga një organizatë joqeveritare italiane nga fondet e BE-së. Ai tha se Qeveria italiane ka rritur kuotën për punëtorët e huaj në Itali nga 30,000 në 70,000, nga të cilët 43,000 janë për punëtorë sezonalë në bujqësi dhe hoteleri. 

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha temat që mbulon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, tha Silvestri. 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe theksuan se në periudhën në vijim ky bashkëpunim do të intensifikohet.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.