15.03.2022

Trençevska për TV Sitel: Do të fillojë procesi i marrëveshjeve kolektive dhe harmonizimit të pagave me SASHK-un

Së bashku me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SPASHK) dhe sindikatat tjera do të ulemi në tavolinë dhe do të hapim procesin e negociatave kolektive dhe harmonizimit të pagave tjera, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, në një intervistë për TV Sitel.

Ajo theksoi se Qeveria tashmë është shprehur se është absolutisht e gatshme që të hapë çështjen e miratimit të një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive për sektorin publik, e cila do të rregullojë të drejtën e rekursit për K15 dhe të drejtën për harmonizimin e pagave me pagën minimale.

“Nuk ka zgjidhje për këto çështje në vetëm një ditë. Ato negociata janë në vazhdim dhe ne jemi gati t'i fillojmë. Prandaj duhet durim nga Sindikata, sepse ne si Qeveri kemi treguar përkushtim në zgjidhjen e çështjeve të avancimit të të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave të punësimit”, tha Trençevska.

Me marrëveshjen e fundit ndërmjet Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve, paga minimale u rrit për rreth 3.000 denarë. Që nga viti 2017 ka pasur rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Në vitin 2017/2018 është rritur në 12.000 denarë, në vitin 2019 në 12.507 denarë, në vitin 2020 në 14.500 denarë dhe në vitin 2021 në 15.194 denarë. Tani me Ligjin e ri për pagën minimale ajo arrin në 18.000 denarë, për dallim nga viti 2016 kur paga minimale ishte 10.080 denarë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.