20.03.2022

Trençevska për Radion Evropa e Lirë: Synimi i Qeverisë është që në periudhën e krizës së COVID-19, krizës ekonomike dhe energjetike të mbulojë sa më shumë qytetarë

“Sistemi i mbrojtjes sociale me reformat nga viti 2019 është krijuar që të mund të mbulojë të gjithë qytetarët që janë në rrezik social”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo informoi se numri i përfituesve të ndihmës minimale të garantuar në periudhën që nga fillimi i pandemisë është rritur me 1000 qytetarë, qytetarë të cilët kanë humbur vendin e punës ose përndryshe kanë humbur të ardhurat dhe janë gjetur në rrezik.

Ajo theksoi se reformat nga viti 2019, me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale, realisht japin rezultate dhe synojnë nevojat e qytetarëve.

Sa i përket masave të reja të Qeverisë, ndër të cilat, përfituesit e NMG-së marrin edhe 1000 denarë shtesë, për tre muaj, për blerjen e produkteve ushqimore bazë, a mjafton, ministrja theksoi se përveç kësaj ndihme, përfituesit shfrytëzojnë edhe 1000 denarë për mbulimin e shpenzimeve të energjisë.

“Synimi i Qeverisë është që në një periudhë krize Covid, në një periudhë krize ekonomike të mbulojë sa më shumë qytetarë. Në këtë drejtim janë edhe masat që ndërmerren për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, masat për përkrahje financiare që merren për pensionistët dhe të gjitha ato masa të tjera nga pakoja e 26 masave të reja që duam t'i arrijmë edhe te qytetarët dhe te kompanitë”, tha Trençevska.

Ajo tha se me reformat nga viti 2019, kompensimi për Ndihmën minimale të garantuar, më parë ndihma sociale është rritur për rreth 300 për qind, që do të thotë se kompensimi për dallim prej 2019 është realisht shumë më e lartë.

“Një familje prej katër anëtarësh me fëmijë të moshës shkollore apo parashkollore marrin kompensim rreth 11.800 denarë, plus 1000 denarë në muaj për energji dhe këto 1000 denarë shtesë që tani do t'i japim për tre muaj, do të thotë 13-14 mijë denarë, për një familje e cila është e pasiguruar financiarisht dhe është në rrezik social merr nga shteti, në mënyrë që të mund të sigurojë sigurimin bazë social gjatë një muaji, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.