20.03.2022
Trençevska për Radion Evropa e Lirë: Masa e vetëpunësimit jep rezultate të shkëlqyera, shumica e kompanive të formuara përmes kësaj mase janë të qëndrueshme
Masa e vetëpunësimit, duke i përcjellur të dhënat nga viti 2018 e deri më tani, jep rezultat të mirë dhe shumica e kompanive që janë formuar me mbështetjen e kësaj mase janë të qëndrueshme”, tha në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, lidhur me qëndrueshmërinë e kompanive të formuara përmes masave të Planit Operativ për masat dhe programet aktive të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, zbatues i së cilës është Agjencia e Punësimit.
Ajo njoftoi se përqindja e aktivitetit të këtyre kompanive deri më tani është 74.2%, ndërsa nga kompanitë që janë themeluar në vitin 2019, 82.3% janë ende aktive. Ndërsa për kompanitë e formuara në vitet 2020 dhe 2021, sipas të dhënave, ato kanë një aktivitet të lartë 99.8%.
Ministrja Trençevska foli edhe për zgjidhjen ligjore me të cilën e diela është ditë pushimi javor, zbatimi praktik dhe respektimi i saj. Kështu, ajo theksoi se, sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili kontrollon zgjidhjen ligjore javore-ditën e pushimeve javore, shumica e punëdhënësve respektojnë zgjidhjen ligjore.